Përse Kosova kundërshton Projektin `Ballkan i Hapur` ose Minishengen

Pirro Prifti

Projekti `Ballkan i Hapur` ose Minishengen, po merr trajtat konkrete pas takimit te Shkupit të të tre zyrtarëve të lartë të Ballkanit  perëndimor më 29 korrik, në Ohër: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

PërfaqësuesI i Bosnjë -Hercegovinës tha gjatë samitit të Ohrit se Bosnja dhe Hercegovina është gjithashtu e përqendruar aktualisht në bashkimin me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović tha se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj nismave rajonale dhe do të marrë pjesë në bisedimet e Zonës Mini-Shengen në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të arrijë integrimin e tij evropian në të ardhmen e afërt.

Edi Rama theksoi se ky Projekt nuk është vetëm Minishengen por një skemë që `do të fshijë barrierat bezdisëse. Vështirë se ajo që liderët parashikuan kur vendet që u quajtën Gjashtë Ballkani Perëndimor (BB6)-Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia-nënshkruan një marrëveshje të sapo transformuar të Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. (CEFTA) në 2006 për të eleminuar detyrimet dhe pengesat e tjera në tregtinë reciproke`.

Sipas Kryeministrit Rama: `Bashkëpunimi rajonal dhe njehsimi i katër lirive të Bashkimit Europian në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshi edhe Serbinë, edhe Bosnje Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën, nuk do të thotë as se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës, as se kam ndryshuar mendimin tim, që unë publikisht e kam thënë në vizitën time të parë në Beograd, se Serbia duhet të njohë Kosovën. Por, në ndërkohë, moszgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet, apo aq më tepër nuk është një arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat e zhvillimit ekonomik dhe social të qytetarëve të tyre, të cilat kalojnë përmes integrimit, kalojnë përmes bashkëpunimit, kalojnë përmes gjithëpërfshirjes dhe jo përmes vetëpërjashtimit dhe izolimit`.

Kjo nismë sipas Zaev do të prodhojë `më pak histori por më shumë ekonomi` (http://ëëë.ambasadat.gov.al/republic-of-north-macedonia/sq/kat%C3%ABr-lirit%C3%AB-e-bashkimit-europian-n%C3%AB-ballkanin-per%C3%ABndimor).

Me këtë Projetk realizohen katër Liritë themelore që kërkon BE:

Lëvizja e lirë e mallrave

Lëvizja e lirë e shërbimeve

Levizja e lire e njerzve (e fuqisë puntore)

Lëvizja e lire e Kapitalit

(https://ëëë.facebook.com/444346178975648/posts/477487212328211/)

Pak Histori

Ideja e Ballkanit të Hapur (i njohur më parë si Zona Mini-Shengen) erdhi në fillim të viteve 1990. [citimi i nevojshëm] Fillimisht u përmend si një zonë ekonomike midis këtyre vendeve të gadishullit Ballkanik. Planet u braktisën përfundimisht për shkak të Luftërave Jugosllave. [Nevojitet sqarim] Shenjat e para të Ballkanit të Hapur u shfaqën në vitin 2018 [citimi i nevojshëm] si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet politike. ideja e zonës u soll nga Edi Rama në Berlin kur ai e diskutoi atë me kombet e interesuara. Rama mori idenë e ish -kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano.

Planet për zonën u shpallën më 10 tetor 2019 në Novi Sad. Dy takime u mbajtën, një në Ohër më 11 nëntor 2019, dhe tjetra më 12 dhjetor 2019 në Durrës. Këto vende deklaruan se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milion njerëz deri në fund të vitit 2020. Më 11 nëntor 2019, në samitin e Ohrit 2019, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike, i cili do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve.

Takimi i parë do të mbahej në janar ose shkurt 2020 në Beograd. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë COVID-19, takimi u shty dhe një datë e mundshme për takimin e ri në Beograd ishte caktuar paraprakisht për pranverën ose verën e vitit 2020 (Open Balkan – Ëikipedia).

GDP e tre vëndeve që iniciojne Ballkanin e Hapur janë:

Maqedonia e Veriut-GDP: $12.267 bilion-2,083,380 banore

Shqiperia -GDP: $14.8 bilion-2,837,743 banore

Serbia-GDP: $52.96 billion-6,908,224 banore

Tre vëndet që priten ti përfshihen Projektit `Ballkan i Hapur`  ose Minishengen janë:

Kosova ka nje GDP prej- $7.8 bilion – 1.8 milion banorë

Mali i Zi ka nje GDP prej- $5.6 bilion- 650.000 mijë banore

Bosnje&Hercegovina ka nje GDP prej-$21.8 bilion -3.3 milion banorë.

Së bashku, nëse do të realizohej, të gjashtë vëndet do të bënin një fuqi të madhe ekonomike në Ballkan dhe në Europë dhe më një të ardhur personale ( per capita) prej 12.000 $ në vit, prat ë ardhura personale të mëdha në raport me Shqipërinë që e ka sot 5.000 $ në vit dhe Kosova 3500 $ në vit (per capita).

Prof.James Ker-Lindsay në institutin Europjan , London School of Economics and Political Science tha : “Kjo ide do të arrijë potencialin e saj të plotë vetëm nëse të gjitha vendet e rajonit përfshihen në të.” Ai gjithashtu paralajmëron për “një rrezik që ne po e mbajmë shumë të lidhur me Kosovën në këtë moment” dhe vëren se paraardhësi i Bashkimit Evropian aktual prej 28 anëtarësh filloi me vetëm gjashtë anëtarë themelues (https://ëëë.rferl.org/a/it-s-no-mini-schengen-but-balkan-scheme-could-still-abolish-nagging-barriers/30309254.html).

Përse Kosova e Albin Kurtit kundërshton?

Ka disa arësye. Arësyeja kryesore është armiqësia dhe urrejtja e thellë që kanë kosovarët për Serbinë, një armiqësi e justifikuar, sepse kjo pjesë e Shqipërisë e ndarë në vitin 1913 ka qënë nën sundimin serb për rreth 100 vjet, dhe sipas Kurtit Kosova ka pësuar katër luftra  nga serbët, dhe janë shkaktuar shumë vrasje, dëbime dhe fatkeqësi, por më e rëndësishmja është se `Sërbia nuk ka kërkuar falje për Genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës`.

Albin Kurti ka thënë se çështja e “Minishengenit” është e paqartë për të. Ai ka shtuar ndër të tjera se kjo marrëveshje është e pa projektuar për implementim. “Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë, pasi mori pjesë në një ngjarje të organizuar në kuadër të Panairit të Librit (Albin Kurti i jep përgjigjen e fortë Ramës: Nisma i ngjan një Ballkani të hapur për… – Politike (sot.com.al)).

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një takim me Schwarz, e quajti nismën “Ballkani i hapur” që u promovua në Forumin Ekonomik si një nismë paralele dhe të rrezikshme për rajonin` (Gërvalla-Schwarz: Nisma ‘Ballkani i hapur’ dëmton Kosovën – Shqiptarja.com).

Pra Kosova akoma nuk është e përgatitur, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria, qeveria shqiptare, vetë Kryeministri ta kenë `tradhtuar Kosovën` – siç shprehet avokati shqiptar Altin Goxhaj duke shkruar ufologjira për të kaluarën e marëdhënieve Jugosllavi -Shqipëri, dhe të ardhmen e bërjes së një Jugosllavie të re.

Të njëjta janë edhe pak a shumë shkrimet e analistëve kosovarë, të cilët përpara bashkëpunimit venë urrejtjen dhe historinë, të cilat sigurisht do të kenë vëndin e tyre në librat e historisë dhe jo në të sotmen dhe të ardhmen.

Minishengeni është projektuar nga BE, miraturar nga SHBA, si një urë lehtësuese dhe integruese për tu përfshirë në BE në të ardhmen, dhe ka në esencë Ekonomine dhe katër liritë themelore të BE.

Nuk ka përse të kihet frikë nga Kosova, sepse vetëm në këtë mënyrë Kosova do të dalë nga vet-izolimi dhe do të ketë mundësi të përmirësojë jetën e popullit të saj, si dhe të njihet nga Serbija, dhe gjithashtu duhet të mos ja hedhë fajin dikujt tjtetër për gabimet politike që po bën në këtë drejtim. Shqipëria do të jetë përkah saj dhe nëpërmjet këtij Projekti `Ballkan i Hapur` do të realizohet edhe hapësira e Shqipërisë natyrale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne