Shqiperia

Përzgjedhja e 103 kandidatëve për BKH, Ambasada e SHBA-së: Proces i vështirë për të gjetur më të mirët, por i domosdoshëm

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetuar përzgjedhjen e 103 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në facebook, Ambasada e SHBA-së përcjell urimet për fituesit, ndërsa  për ata që nuk ja dolën thotë se procesi është i vështirë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”.

Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar.

Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim me 26.10.2020. Testimi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa pas testit të esesë, i pret vetingu dhe makina e së vërtetës.

Nga 103 kandidatë vetëm 60 do të pranohen në BKH. Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe drejtuesin e SPAKut, Arben Kraja./tpz

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA