Pirateri dhe banditizëm në kufijtë tanë. “Fronti i Turqisë” po shtrihet nga Siria në Mesdhe. A do të vendosen forcat ndërkombëtare në Lindjen e Mesme? Nëse po, përgjigjja do të jepet në lindje të Eufratit. Ata që sulmojnë nga brenda kanë për tu kujtuar me turp!

nga Ibrahim Karagul.

Sulmet pirate që kanë shenjestruar anijet e mallrave në Azinë Lindore në Paqësor, midis Indonezisë dhe Filipineve, filluan menjëherë pas pushtimit të Afganistanit dhe Irakut (2001-2003). Botës ju prezantua një fillim i ri i piraterisë detare të shekullit të 21-të. Anijet e mallrave filluan të kapen, dicka që nuk mund harrohet lehtë.

Megjithatë pirateria nuk dukej gjëkundi. Fronti SHBA-Izrael që ktheu luftën kundër botës myslimane në një luftë globale, në mënyrë të drejtpërsëdrejtë nisi ti zhdukte vetë anijet. Pse? Ai nisi të hypë nëpër këto anije të gjithë muslimanët që u morën nga zonat e pushtuara dhe anijet filloi ti përdorë si burgje dhe kampe tortursh përgjatë ujërave ndërkombëtare.

Anijet e torturave të CIA-s, ‘piratët somalezë’. Kështu u mashtrua bota!

Vrasje të tmerrshme janë kryer nëpër këto anije nën emrin e “anti-terrorizmit”, ndërsa ata që u hypën nëpër këto anije nuk u kthyen më kurrë nga kishin ardhur. Anijet nuk kanë hyrë asnjëherë në ujërat territoriale të një vendi dhe kanë vazhduar gjithmonë lundrimin në ujërat ndërkombëtare. Askush nuk më besoi kur pata shkruar për këto në ato kohë. Dy vjet pas shkrimeve të mija, u zbuluan anijet dhe aeroplanët e torturave të CIA-s.

Më vonë, një lloj i ngjashëm me piraterinë filloi edhe në Detin e Kuq, përgjatë brigjeve të Somalisë. Një hov “piratësh somalezë”, i cili ishte një kërcënim për korridorin e naftës nga Bab-el-Mandebi në Kanalin e Suezit, ku trafiku detar është më intesivi në botë, filloi. Bota u habit përsëri. Filma me një impakt të madh në mediat ndërkombëtare nisen të prodhohen.

Ku u zhdukën këta piratët e kontrolluar nga Londra?

Menjëherë pasi u zbulua se këta piratë kontrolloheshin nga një zyrë në Londër, të gjitha flotat perëndimore u ankoruan në Xhibuti. Deti i Kuq tani ishte nën kontrollin e tyre. Qëllimi ishte arritur. Plani i drejtuar nga amerikanët dhe izraelitët nisi të funksionojë. “Piratët somalezë” papritmas u zhdukën. Askush nuk ndjeu nevojën për të pyetur: “Ku kanë shkuar këta piratë?” Në mënyrë të ngjashme përfundoi menjëherë edhe pirateria në Azinë Lindore. Edhe për këtë askush nuk pyeti.

E njëjta pirateri edhe në Gjirin Persik. Pse? Të jetë gjë plan pushtimi?

Në javët e fundit filluan të sulmohen anijet naftëmbajtëse që u nisën nga porti i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Në të vërtetë ato u sulmuan dy herë! Pati më shumë se një sulm të hapur ndaj naftëmbajtëseve. Këtë herë pirateria u pa në brigjet e Gjirit Persik.

Armiqësia e SHBA-së ndaj Iranit nisi të rritej. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të përgatiten së bashku për cdo lloj sulmi ndaj Iranit, ndërsa tensionet në rajon nisën të përshkallëzohen. I dyshuari i zakonshëm ishte Irani. Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi; Irani u konsiderua përgjegjës për sulmet që shenjestruan anijet naftëmbajtëse.

Vetëm disa javë pas sulmeve, SHBA-ja dhe Izraeli vendosën bashkë me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të formojnë një mekanizëm mbikëqyrës ushtarak të quajtur “E drejta për Lëvizje të Lirë.” Sipas kësaj, SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosnin kontroll të plotë ushtarak në zonën ku Deti i Kuq takohet me Oqeanin Indian dhe deri në Ngushticën e Hormuzit.

Kjo do të thotë hartimi dhe formimi i një plani të ri pushtues përmes piraterisë. Në pamje të parë qëllimi është ruajtja e sigurisë së anijeve tregtare dhe anijeve naftëmbajtëse. Këtë herë u zbulua shumë më herët se kush i sulmoi anijet dhe pse.

Ata do të përdorin të njëjtin plan në Mesdheun Lindor. Ata do të krijojnë një mekanizëm pushtimi shumëkombësh

Loja po planifikohet që të bëhet nga Deti i Kuq në Gjirin Persik. Një e ardhme shumë e errët e pret këtë rajon. Konfrontimi SHBA-Iran në të vërtetë po kryehet kundër Arabisë Saudite, dhe kjo për shkak të mungesës së largpamësisë dhe intuitës. Këtë herë ata kanë për të përjetuar shkatërrime.

Le të mendojmë për hapin tjetër. Sepse ky hap është shumë më pranë nesh. Në të vërtetë ai i drejtohet drejtpërsëdrejti Turqisë. Shtetet e Bashkuara, Izraeli, vendet e BE-së, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Arabia Saudite, po pozicionohen të gjitha kundër nesh në Mesdheun Lindor.

Ata po bazohen tek gazi natyror, por në të vërtetë përtej kësaj, po zhvillohet një operacion gjeografik, dhe kjo është një përgatitje që synon izolimin e Turqisë në Anadoll dhe në hapin e fundit, goditja e saj atje.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të përpiqen të krijojnë një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtar për Mesdheun Lindor. Unë besoj se planet për këtë tashmë janë gati. Ata do të përdorin në Mesdheun Lindor mekanizmin që kanë ndërtuar për rajonin nga Bab-el-Mendebi në Ngushticën e Hormuzit. Kjo do të jetë koha kur ne do të diskutojmë për pushtimin e plotë të Mesdheut Lindor. Kjo do të jetë koha kur për këtë plan ata do të duan të sakrifikojnë TRNC-në (Republikën Turke të Qipros Veriore).

Përgjigja për Mesdheun Lindor do të jepet në lindje të Eufratit

Le të shqyrtojmë një tjetër plan, më të brendshëm. Ngirtja e çështjes së Eufratit ishte një çështje e ekzistencës për këtë vend dhe ende vazhdon të jetë. Nese Turqia deri tani do të kishte qenë në gjendje të ndërhynte në rajon, rrethimi në Mesdheun Lindor nuk do të kishte qenë aq i mundur. TRNC-ja nuk do të mund të rrethohej nga një kërcënim i tillë.

Konflikti nuk do të fokusohej edhe aq shumë në Mesdhe. Megjithatë, Turqia u shty drejt një rruge pa krye si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, dhe u ndal për të mos ndërhyrë. Kur të vijë koha, do të diskutojmë më hapur se kush e shtyu këtë vend në një rrugë pa krye dhe pse.

Tani, përveç pranisë së SHBA-së, Izraelit dhe dyshes Arabi Saudite-Emirate në zonën e terrorit, edhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera të BE-së kanë filluar të dërgojnë trupa në rajon dhe të rrisin numrin e trupave ekzistuese. Ata “që të gjithë po përgatiten për të ndalur ndërhyrjen e Turqisë”.

Nëse nuk e dallojmë këtë plan kemi për ta shkretuar Turqinë

“Fronti i Turqisë”, që fillon nga kufiri iranian dhe që është zgjeruar me qindra kilometra më shumë me luftën e Sirisë që nisi pas Irakut, tani është në fazën e Mesdheut Lindor. Ai ka për tu përhapur në tërë Mesdheun, nga Egjeu në Libi.

Ne do të vihemi nën sulme të ashpra sidomos në Egje. Pak më vonë, mekanizmat shumëkombëshe kanë për tu ngritur si në Mesdheun Lindor ashtu edhe në Egje, dhe Turqia ka për tu vënë nën presion. Ajo ka për tu kërcënuar dhe në ralitet do të ekspozohet edhe ndaj sulmeve të hapura.

Nëse dështojmë që ta dallojmë këtë plan dhe nëse u japim hapësirë atyre që duan të sabotojnë luftën e Turqisë kundër këtij plani, kemi për ta shkatërruar këtë vend. Ne do ta humbasim shekullin.

Brenda sulmeve që po përshkallëzohen në këtë moment, kemi për të parë se ato projekte do të hidhen në erë para fytyrës suaj!

Opozita brenda vendit po e intensifikon punën, po fiton pushtet, po ushqen formacionet e medias, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe rrethi i tij i ngushtë po sulmohen në drejtime të tjera në baza ditore, dhe kjo nuk është aspak një çështje e brendshme politike.

Të gjitha aktivitetet brenda kanë për qëllim forcimin e dorës të jashtme rrethuese. Tani dihet se kush po jua hap rrugën. Në një të ardhme të afërt një stuhi e tillë do të përhapet në të gjithë rajonin dhe se “projekti i tyre politik” ka për tu hedhur në erë para fytyrave të tyre. Do jetë kjo kohë kur gjatë kësaj stuhie askush nuk do të tregojë mëshirë.

‘Boshti i Turqisë’ do të jetë pjesë e pushtimit nga brenda

Ne jemi njëra anë e përballjes rajonale të fuqive rajonale që po shkon përtej kufijve dhe që po përhapet përmes deteve dhe korridoreve. Mburoja jonë e mbrojtjes fillon në Siri, Libi, TRNC, Sarajevë / Shkup. Nëse nuk jemi atje, kjo do të thotë që ne gjithashtu nuk do të jemi në gjendje të jemi të pranishëm në pikën zero të kufijve tanë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite që po organizojnë një grusht shteti në Sudan me sugjerimet e Izraelit, dërgimi i milicisë në Libi dhe shenjestrimi i Turqisë, janë pjesë e këtij konfrontimi të zgjeruar të forcave. Turqia është duke u sulmuar përmes një projekti që po thuret kërcënim pas kërcënimi.

Përpjekjet e jashtëzakonshme kanë nisur në të gjitha detet, në të gjitha kufijtë. Kushdo që gjendet gjatë një stuhie të tillë jashtë boshtit të atdheut, “boshtit të Turqisë”, të gjitha axhendat e tij kanë për tju identifikuar si një “pushtim nga brenda” dhe një “mjet për ndërhyrje të jashtme”.

Ka nga ata që do të kujtohen me turp. Në jugun tonë po afrohet një lojë e madhe. Hapni sytë!

Ata që e braktisën Turqinë në një kohë të tillë do të kujtohen me turp. Natyrisht që vendi ynë do ta cajë këtë rrethim, megjithatë gjendja e stuhisë nga brenda vendit duhet të analizohet me imtësi. Cdo cep i vendit duhet të shndërrohet në një zonë të rezistencës. Duhet zhvilluar një ndërgjegjësim spektakolar brenda shoqërisë dhe dhe një përforcim i jashtëzakonshëm i pushtetit ka rëndësi thelbësore.

Kjo ndërhyrje psikologjike e hartuar për të goditur njerëzit tanë duhet të tejkalohet. Cilido që të jetë çmimi, pengesa më e vështirë ka për tu tejkaluar. Mos lejoni që mendjet tuaja të ngatërrohen, sytë tuaj të verbohen. Eshtë e njëjta “lojë e madhe” që është luajtur një shekull më parë. Hapni sytë…

burimi:/yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne