Shqiperia

Pogradec, aksionerët e furgonave akuzojnë kolegët e tyre për përvetësim të aksioneve

Personat që shihni në foton e mëposhtme janë Erjon Llapushi dhe Sajmir Fraholli, të cilët prej disa kohësh ndodhen në qelitë e paraburgimit. Ata akuzohen nga disa biznesmenë  që merren me linjat e furgonave për përvetësim të aksioneve. Biznesmenët aksionerë pretendojnë se personat e arrestuar kanë përvetesuar në mënyrë të padrejtë aksionet e kompanisë së tyre nëpërmjet shantazhit.

Në dosjen e prokurorisë që disponon News24 janë zbardhur dëshmitë e aksionerëve të kompanisë, ku iu shpjegohet hetuesve veprimtaria e funksionimit të firmosjes së kontratave për aktivitetin e tyre. Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, pasi pretendonin se ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve.

Ata kanë informuar prokurorinë se për këtë shkak kishin pezulluar edhe punën.

Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime se disa persona të tjerë të cilët vazhdojnë që të jenë në arrati po kërcënojnë biznesmenët që të tërheqin dëshmitë e tyre e për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë.

Në dokumentet zyrtare të sekuestruara nga prokuroria rezulton se dy të dyshuarit Llapushi e Fraholli i kanë tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë.

OPINIONE