Shqiperia

“Policia parandaloi një akt terrorist ndaj muxhahedinëve”, Strazimiri-Veliut: Ç’ne t’u kujtua pas 1 viti kjo mesele, apo e donte “Ai”?

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është habi se pasi policia tha se ka shkatërruar një celulë terroriste, nuk ka asnjë të arrestuar apo ndaluar.

Strazimiri më tej u shpreh se habi është fakti se përse ky aksion i madh policor u deklarua pas një viti. Më tej, Strazimiri bën pyetjen se mos operacioni i madh policor u bë publik pikërisht tani, ndërsa ngre aludime se Veliu mund të ketë marrë urdhër nga Rama, që e quan “Ai”.

Postimi i Strazimirit:

Që ke parandaluar një akt terrorist për të cilin thua që s’ke prova dhe që terroristët e kapur nuk i arrestove dot sepse të rrëshkiti prova megjithëse i kishe nën vëzhgim të rreptë… këtë e morëm vesh🤔!

Po, ç’ne që t’u kujtua tani pas 1 viti e gjysëm kjo mesele, këtë s’na e the… 😐

Apo sot s’kishte ç’të sajonte tjetër “Ai”?🤫  /tpz

OPINIONE