Bota

Politikanët amerikanë jomiqësor s’kanë të drejtë të flasin për lirinë fetare

 

Nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mbajtën përkatësisht fjalime ditët e fundit, duke akuzuar Kinën për “shtypje” të lirisë fetare dhe “shkelje” të të drejtave të njeriut. Si funksionarë të lartë në qeverinë amerikane, ata përmbysën fund e krye dhe ndërhynë brutalisht në punët e brendshme të Kinës nën pretekstin e fesë dhe të të drejtave të njeriut. Veprimet e tyre synojnë përçarjen dhe ngatërrimin e Kinës dhe do të dëmtojnë rëndë marrëdhëniet kino-amerikane.

Shpifjet mbi politikat fetare dhe të pakicave kombëtare të Kinës përmes Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe të Rajonit Autonom të Xizang-ut (Tibet), kanë qenë interesi i disa personave të palës amerikane, përfshi Pence dhe Pompeo. Në fjalimet e tyre, ata i etiketuan qendrat e arsimit dhe të formimit profesional në rajonin e Xinjiang-ut si “kampe riarsimi” dhe spekuluan se Kina i “keqtrajton” budistët në Xizang. Ata ngjasojnë me dy të verbër dhe nuk shohin faktet e pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Në rajonin e Xinjiang-ut, mesatarisht çdo 530 myslimanë kanë një xhami dhe numri i përgjithshëm i xhamive arriti në 24 mijë. Qeveria lokale krijoi sipas ligjit qendrat e arsimit dhe të formimit profesional për edukimin e personave me krime të lehta, në mënyrë që të zhdukë rrënjësisht veprimet terroriste, nëpërmjet kurseve mbi gjuhën standarde, Njohuritë ligjore, mjeshtrinë profesionale dhe parandalimin e ekstremizmit.

Gjatë tre viteve të fundit, në rajonin e Xinjiang-ut nuk ka ndodhur asnjë incident i dhunshëm dhe terrorist, gjë që tregon masat parandaluese kundër terrorizmit kanë pasur efektivitet të dukshëm dhe kanë gjetur përkrahje nga vendësit. Në rajonin e Xizang-ut ka mbi 1700 terrene fetare, ku banojnë mbi 46 mijë murgj e murgesha. Në këtë rajon është krijuar shkolla e lartë e budizmit, janë ruajtur sistemet e ringjarjes së budave dhe ceremonitë e veçanta të degëve të ndryshme të lamaizmit dhe janë botuar shumë vepra fetare. Të gjitha këto masa tregojnë se tibetianët gëzojnë plotësisht lirinë fetare të përcaktuar në Kushtetutën e Kinës.

Shumë diplomatë të huaj që vizituan vitet e fundit këto dy rajone janë të mendimit se qeveria kineze ka bërë punë efikase në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të pakicave kombëtare. (Wang Lei)/CRI