Pompeo: Jemi të gatshëm për bisedime me Iranin, por pa parakushte

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri të ditur se janë të gatshëm për bisedime me zyrtarët iranian pa parakushte.

Pompeo dhe ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis pas takimit që u zhvillua në Zvicër organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sekretari amerikan bëri të ditur se janë të gatshëm për bisedime pa parakushte me Iranin, por duhet të binden se ai vepron si një vend normal.

Pompeo pretendoi se problemi nuk qëndron tek sanksionet, por tek regjimi 40-vjeçar.

Edhe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka deklaruar se bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mundshme vetëm me respekt reciprok.

Administrata e Trumpit në ShBA më 8 maj 2018 njoftoi tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Më pas administrata e ShBA-së vuri në zbatim sanksionet ekonomike, të cilat në objektiv kishin eksportin e naftës së udhëheqjes së Teheranit, ndërsa në prill të këtij viti Gardën Revolucionare të Iranit e përfshiu në “listën e organizatave të huaja terroriste”.

Në maj ShBA-ja përballë kërcënimeve të mundshme nga Irani me detyrë në Gjirin e Basrasë e përcaktoi Task Forcën Bombarduese të përbërë nga grupi i luftanijeve të përbërë nga avionmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe 4 luftanije si dhe avionët luftarakë bombardues të tipit B-52./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne