Bota

Predikuesi i Xhamisë Aksa: Marrëveshja e Shekullit do të dështojë

Shejh Ikrima Sabri, predikuesi i Xhamisë al-Aksa, tha se plani amerikan për të zgjidhur konfliktin palestinez-izraelit, i cili quhet Marrëveshja e Shekullit, do të dënohet me dështim.

Në  predikimin (hytben) e xhumasë në Xhaminë  al-Aksa, Shejh Sabriu paralajmëroi se Marrëveshja e Shekullit ka për qëllim të përjashtojë Jerusalemin ( Kudsin) dhe të drejtën e kthimit nga bisedimet e ardhshme të paqes.

Duke përshkruar Marrëveshjen e Shekullit si një plan i zymtë amerikan i kolonializmit, predikuesi i Xhamisë al-Aksa tha se plani synon gjithashtu të rivendosë refugjatët palestinezë në vendet arabe dhe të lejojë Izraelin të mbajë kolonitë dhe vendbanimet e saj në territoret e okupuara palestineze.

“Ata duan të mbajnë Luginën e Jordanit  nën kontrollin e okupimit, të  demilitarizojnë territoret palestineze dhe të bëjnë Abu Dis kryeqytetin e shtetit palestinez”, elaboron Shejh Sabriu.

“A mund të zgjidhet një marrëveshje e tillë e mallkuar për problemin palestinez? Është një komplot i madh që tejkalon të gjitha komplotet e mëparshme. Çfarë mbetet për Palestinën pas kësaj? Tha Shejh Sabriu.

 

Burimi : The Palestinian Information Center/ml

OPINIONE