Prishja e kullës së Prek Calit: Tom Doshi reagon ashpër dhe bën një premtim

Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi ka reaguar në faqen e tij në “Facebook” në lidhje me shembjen e kullës së Prek Calit.

Prek Cali është i afërm i deputetit i cili e konsideron prishjen e kullës si një akt barbar dhe se urrejtja ndaj personave që u ngritën ndaj sistemit komunist nuk ka fund.

Statusi i plotë

“Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve. Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund. Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut. Me respekt, Tom Doshi”, shkruan deputeti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne