Priten luftime midis Turqisë dhe kurdëve në Siri

Kreu i një grupi militant kurd të mbështetur nga SHBA që lufton në Siri thotë se ka gjasa të ndodh një konfrontim “brenda ditëve të ardhshme” midis luftëtarëve të këtij grupi dhe forcave turke të vendosura kohët e fundit në provincën Alepo të Sirisë.

“Këto përgatitje të ushtrisë turke kanë arritur nivelin e një deklarate lufte dhe mund të çojnë në shpërthimin e përleshjeve në ditët e ardhshme. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj këtij agresioni”, tha të mërkurën për Reuters Sipan Hemo, komandanti i njësive mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë (YPG). Turqia dhe kurdët kanë armiqësi historike ndaj njëri-tjetrit. Ankaraja i konsideron popullatat kurde, qoftë në Siri, në Irak ose në Turqi, si grupe “terroriste” të prirura për shkëputur nga territoret turke. Luftëtarët e YPG kanë qenë të përfshirë në një sulm të madh kundër terroristëve të ISIS në qytetin verior Raka të Sirisë që nga muaji qershor. Turqia ka vendosur forca në Siri pa marrë leje nga qeveria siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne