Prof. Dr. Xhevdet Zekaj: Pushkini, gjeniu i fjalës dhe i penës

Jeta, veprat, trashëgimia dhe ndikimi tek autorët shqiptarë i shkrimtarit kontravers që themeloi letërsinë ruse

 

Aleksander Sergejeviç Pushkin – Gjeniu i fjalës dhe penës

Xhevdet Zekaj

 

Më 26 maj 1799, vetëm gjashtë ditë pas lindjes së gjigantit të historisë së letërsisë franceze Honore De Balzak, në një shtëpi moskovite u dëgjuan të qarat e një foshnje që më vonë do të trondiste jo vetëm perandorinë ruse, por botën, të qarat e Aleksandër Sergejeviç Pushkinit – poetit të madh rus, themeluesi i letërsisë ruse, poetit që krijoi gjuhën letrare ruse, gjeniut të letrave ishin prolog i një historie legjende. Në veprat e Pushkinit, janë shprehur, skalitur tiparet më të mira të karakterit rus, ato shfaqen me shkëlqim dhe art të jashtëzakonshme siç do të thoshte N.V. Gogol: “Pushkin është një fenomen i jashtëzakonshëm dhe, ndoshta, i vetëm i shpirtit rus: Ai është një person rus që me kontributin dhe zhvillimin e tij, letërsinë e tij, talentin e tij, idetë e tij do të jenë po aq të lavdishme edhe pas 200 vjetësh”. Pushkini vdiq fare i ri, pas një dueli lindur nga xhelozia, një xhelozi idiote, sepse ajo ishte një grua besnike dhe mrekullueshme, pra vdiq atë 29 janar (10 shkurt me kalendarin e ri) të vitit 1837. Me prejardhje aristokrate, fisnike, ushtarake, poetësh ai trashëgonte humorin, dashurinë pa kufi, gjenin e xhelozisë, egërsisë, shpërthimeve, zënkave, dehjeve, ballove, krijimit dhe debateve, krijimit dhe ëndrrave në një shoqëri sociale ku uria, seksi, pushteti, liria, patriotizmi etj., do formonin personalitetin e gjeniut Pushkin. Po, po ashtu si dashuronte yjet, tokën, qiellin, pyjet, kafshët etj., po ashtu zhbirilonte deri në detaje në jetën e përditshme shoqërore, ai ishte miku i mirë, i dashur, i sinqertë, hokatar, besnik me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve, po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cenimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Dhe në moshë të vogël fare, ra në sy talenti i tij, qartë, si drita e diellit, si një meteor që do frymëzonte e ngazëllente njerëzimin.

220 vjetori i lindjes

Shpërtheu dhe shkroi për të mos u ndalur kurrë, deri sa i dha fund jetës në një duel të marrosur. Dhe ashtu si jeta gjullurdi, objekti i penës së tij nuk pyeste se për çfarë do të shkruante, ku do të fillonte e ku do të mbaronte dhe kjo e bëri një armik të përjetshëm të hierarkisë mbretërore. Dhe, tashmë në 220-vjetorin e lindjes së tij, Pushkini është shkrimtari dhe poeti që ka sunduar botën, është i madhi i të mëdhenjve, një shkrimtar i pazëvendësueshëm dhe i kërkuar.

Pushkini e njihte deri në detaje popullin, vendin dhe shpitin rus, si mendon dhe jeton ky popull, por kjo asnjëherë nuk e kufizonte brenda horizontit të tij mendor kurrë të vlerësonte pa përplasjen reale me debatuesit, kundërshtarët, traditën. Pra, ai ishte i prerë në qasjen e të shkruarit për temat e tij.

Me veprat e Pushkinit qe ka mahnitur botën, edhe përse kisha lexuar pak vepra e poezi nga Pushkini, (Pa dyshim “Vajzën e Kapitenit” dhe “Eugjen Onjegin”), sepse në atë kohë isha në magjinë shqiptare të leximit të Agollit, Kadaresë, Markos, Arapit, Spahiut, Musarajt etj., etj., u bë dhe autori im i dashur, sidomos aty nga vitet 1976 kur shikoje pasionin, dashurinë apo dëgjoja me gojë hapur profesorët e ndritur Vitore Ballvoren, Jorgji Doksanin, Lumturi Gjonin, Qemal Xhakën, Avni Xhelilin, Çlirim Bidollarin, Myzafer Xhaxhiun, Nasho Jorgaqin, Reshat Konçin, Fatbardha Shelen etj., që u shkëlqenin sytë dhe lumturoheshin sapo zinin në gojë Pushkinin. Dhe këshu A. S. Pushkin na rriti, na bëri më të mirë, më të edukuar, më të brishtë por na dha një botë tjetër në mënyrën e të jetuarit, dashuruarit, luftuarit, krijuarit, shkruarit, ecurit, të dehjes reale me të bukurën dhe fituarit çdo beteje, duke u bërë heroi jo vetëm imi.

Pena e Pushkinit

Gjeniu që shkruante mrekullisht për dashurinë, vjeshtën, pranverën, dimrin, humorin, miqësinë, për gruan, vdekjen, Rusinë, poetët dhe poezinë, kur shpërthente me vepra satirike, kur përshkruante jetën plot art e vodka në qytet dhe stepat, kazakët, ciganët, për të internuarit, ballot, dashurinë, xhelozinë, fëmijët e tij, bashkëshorten e nënën, prindërit, shkollën, detarët, marinarët, fëmijët, murgjit, për detin e hënën, qiellin dhe fushat, për princeshat dhe ruset faqe rrumbullakta e të shijshme, plot nur, shtat hedhura, qe vallëzonin e dashuronin në stepat apo kudo, natyrisht kur ai nuk harroi kurrë të pasqyronte edhe historinë e lavdishme të Perandorisë Ruse dhe popullit të tij. Pushkini shkruante për gjithçka me një stil të vetin, me një gjuhë të re, të pastër, letrare, që si theksuam ishte gjuha e tij themeli i gjuhës letrare apo gjuhës së sotme ruse. Aleksandër Sergejeviç Pushkin ishte i magjishëm si kur shkruante romane, novela, tregime, poema, poezi, ese, drama, përralla, elegji me elegancën e shpirtit të tij, me thellësinë e mendimit dhe përfytyrimit të tij, me artin perceptues e pasqyrues ku fjala, fraza, fjali rridhte si ujë bjeshke, me muzikalitet të këngës së popullit të tij, me shpirtin e madh rus, me hapësirën e stepave, me guximin e heronjve dhe shpresën e dashurinë për të nesërmen. E natyrisht, dashuria ishte qershia mbi tortë e kësaj krijimtarie të Pushkinit. Dhe në finale shkroi kryeveprën që e bëri të paarritshëm, romanin në vargje “Evgjeni Onjegin”, në të cilin, duke përqendruar në katër personazhe, dha jetën e gjallë të Rusisë epike të atyre viteve.

Sa më shumë e lexoja, shpesh të duket vetja, se edhe silleshe si Pushkini, ashtu si dashuronte yjet, tokën, qiellin, pyjet, kafshët etj., po ashtu zhbirilonte deri në detaje në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte miku i mirë, i dashur, i sinqertë, hokatar, besnik me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve, po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cenimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. E ritheksoj, tipare këto që Sergej Esenin i përjetoi në një sistem që i mori jetën, kurse Pushkini nuk ishte një i dashur “armik” i Perandorisë Ruse, i ligjit, sepse dashuronte dhe dinte të dashuronte gjithçka.

Pushkini në jetën mondane ruse

Talenti, karakteri dhe personaliteti e futën Pushkinin në sallonet jetës mondane pa mundim dhe me shpejtësi, në sallonet ku Pushkini u lidh në një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste.  Dihet mjaft mirë që marrëdhëniet Franko-ruse ishin instaluar në Rusinë cariste në të gjitha fushat, por mësimi i frëngjishtes ishte një detyrim e jo modë, kjo shprehej dhe u familjarizuar natyrshëm sidomos edhe në veprat e Tolstoit. Interesant dhe mjaft mbresëlënës ky ndikim francez, të cilin nuk e dobësoi as pushtimi i Napolonit, madje duhet thënë se kjo luftë ndikoi shumë në ndërgjegjen e tij adoleshente me sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napolonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse, karakteri i tij shpërthyes ishte një dualizëm real me ngjarjet e asaj periudhe. Gjithë edukimi familjar e mëkoi me magjinë e gjuhës dhe të folklorit rus. Folklori, i cili pasurohej nga udhëtimet e tij të pafundme nëpër Rusi, duke e bërë një studiues e vëzhgues të natyrës ruse, shpirtit rus, shoqërisë dhe klasave të saj, të cilat ia lehtësonin shumë ligjërimin në debatet e zjarrta në sallonet mondane dhe e kthyen në një personazh të dashuruar dhe model imitimi nga shumë breza. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare. Mos të harrojmë që duelet publike debatuese, pa harruar edhe duelet realë për çështje nderi, të ishte superior dhe fitues logjik.
Trashëgimia që la pas

Pushkini, i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare, por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë. Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë, mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial, finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë, të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetëm tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit, si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull. Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse, rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëherë poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxori dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë evropiane. Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufij të gurtë, subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore. Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V. Belinski , u bë “deti” që mblodhi “lumenjtë e vegjël e të mëdhenj” të poezisë ruse. Shkurt periudhat krijuese të Pushkinit ishin të ndryshme dhe me një shumëllojshmëri artistike, politike, familjare e shoqërore.

Tiparet e lirikës, prozës dhe dramës së Pushkinit ishin një ylber plot drita e ngjyra, ishin një klorit ngjarjesh, ndodhish, ëndrrash, betejash, filozofish, përleshjesh, respektit, miqësisë, atdheut që duhej ndryshuar, internimit, duelit, të bredhurit, e çfarë nuk ishte.

Motivet e poezisë, prozës dhe dramës

Motivet kryesore te poezisë A. S. Pushkin: kanë qenë tema e dashurisë, tema e krijimtarisë poetike dhe tema e kuptimit të jetës, ajo ishte pjesë kryesore e teksti filozofik të ët shkruarit. Poetin e shqetësonin problemet e vdekjes dhe pavdekësisë, vazhdimësisë së brezave, përjetësisë dhe të përkohshmërisë, problemeve të kujtesës dhe harresës, jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe urrejtjes, urisë dhe seksit, familjes dhe ahengut etj,etj..Lirikat e dashurisë dhe miqësisë të Pushkinit ndërthuren me sinqeritetin, ndjeshmërinë dhe ndjenjën e përjetimit së thellë: “Në trashëgiminë poetike ruse, vlerësimi dhe nota e Pushkinit është më i vërteti dhe më i larti. Në atë është shpirti i popullit, “fryma ruse”, në atë “foltore të jetës që jep jetë,” shkroi S. Geychenko. Si Pushkini askush nuk dinte të gëzonte e shijonte bukurinë dhe harmoninë e botës, natyrës, marrëdhënieve njerëzore, jetonte si një uragan, apo sikur të nesërmen do vdiste. Tema e miqësisë është një nga temat e vyera dhe kryesore e poetit lirik. Shumë poema të lira të Pushkinit u drejtohen miqve, njerëzve me mendje e shpirt të lirë. E tillë është poema ” Çadajev”, në strofat a saj, pa asnjë modesti, poeti e quan mikun ideal, dhe këta miq të vërtetë, që nuk i humbi asnjëherë, ishin ata që mund t’i japin forcën e tyre çlirimit të popullit. Pushkini ishte një veprimtar shumëplanësh, por nuk ishte vetëm “Dhjetorist” me mendje, por me poezitë e tij i frymëzonin të gjithë njerëzit. Të jesh dhe tu gjendesh miqve në nevojë është detyra e shenjtë e çdo personi. Ndjenjat e larta të dashurisë dhe miqësisë shoqërojnë pa pushim Pushkinin, duke mos e lejuar që ai të bjerë në dëshpërim. Për Pushkin, dashuria është burimi, motivi më i lartë i të gjithë fuqisë mendore. Pushkin është në gjendje të gjejë fjalë të mahnitshme për të përshkruar efektin magjik të dashurisë ndaj një vajze. Imazhi i femrës jepet jo vetëm në terma më të përgjithshëm, por me një zjarr përvëlues, të butë, të ndjeshëm, dhe me vargje si këto : “Zëri është i butë”, “karakteristika të bukur”. Por edhe këto skica të përgjithshme të imazhit femëror krijojnë përshtypjen e sublimit, jashtëzakonisht të bukur, e njeriut t të lindur për ti kënduar edhe dashurisë, si di ai dashnori i madh i Rusisë. Në poemën “Të kam dashur” tregohet se dashuria e vërtetë nuk është egoiste. Kjo është një ndjenjë e ndritshme, altruiste, kjo është dëshirë për lumturi e dashuri . Ndoshta, në këtë thjeshtësi dhe në jetën e përditshme, shfaqet bukuria e ndjenjave dhe pastërtia morale e tij. Emocione të rralla dhe të pafundme dhe vëmendje e veçantë kur ai shkruan poemën gruan e tij. Poezitë për Gonçarovën janë kryevepra, të papërsëritshme, plot pathos e ndjenjë, ishte një art dashurie i papërshkrueshëm, sepse si thoshte ai Dashuria e parë është gjithmonë një çështje ndjeshmërie, e dyta është një çështje sensualiteti.

Motivet kryesore te poezisë A.S. Pushkin ishin tema e dashurisë, tema e krijimtarisë poetike dhe tema e kuptimit të jetës, teksti kryesor filozofik, por poeti është i shqetësuar me problemet e vdekjes dhe pavdekësisë, vazhdimësisë së brezave, përjetësisë dhe të përkohshme, problemeve të kujtesës dhe harresës. Por jo vetëm poezia por edhe proza e Pushkinit ishte një fazë cilësisht e re në zhvillimin e letërsisë ruse në përgjithësi dhe prozës ruse në veçanti. Para Pushkinit literatura, klasike dhe romantike, krijoi një lloj heroi të njëjtë, unik, tek i cili mbizotëronte vetëm një pasion, një ideal. Pushkin refuzon një hero të tillë dhe krijon të tijin, heroin që kurrë nuk mund të përsëritet. Heroi i Pushkinit është mbi të gjitha një person i gjallë me të gjitha pasionet e tij, për më tepër i përfshirë në të gjitha mundësitë dhe momentet që ofron jeta, kështu Pushkin hapur, me këmbëngulje refuzoi heroin romantik i deridjeshëm dhe krijoi një hero të ri, një hero pushkinian. Pushkin e bën protagonistin e veprave të tij në prozë, të një personi mesatar, të mbarsur me burimin e temave të reja, komplote të reja dhe efekt të ri artistik. Përveç kësaj, futja në prozë të një personi mesatar si personazhi kryesor lejon që Pushkin të zbulojë tiparet e veçanta tipike të një epoke të veçantë, situatë realiste dhe të mundshme nga të gjithë. E thamë më lart, Pushkini e urrente heroin unik,prandaj ai krijoi një galeri heronjsh deri tek dhe heroin e duelit.

Proza e Pushkinit karakterizohet nga një sërë subjektesh, parimi i pasqyrimit të imazhit të realitetit në prozë të Pushkinit ishte objektiviteti. Poeti, si rregull, refuzon të japë një përshkrim të hollësishëm të ndjenjave të heronjve, aq karakteristikë për prozën e paraardhësve të tij, ai sjell modelin e tij. Pra, Pushkini ishte i interesuar në jetë jo vetëm për ët paraqitur disa nga manifestimet e tij individuale, por në gjithë jetën, gjithë ngjarjet, gjithë karakteret, të gjitha klasat, gjinitë etj., etj. Pushkin qëllimisht ngadalëson zhvillimin e subjektit, duke përdorur një përmbajtje të ndërlikuar dhe të komplikuar, imazhin e transmetuesit dhe teknika të tjera artistike. E gjithë kjo është e nevojshme për të krijuar një atmosferë të veçantë të tensionuar në krijimtari, në të cilën efekti i befasisë është edhe më i fortë. Ndonjëherë Pushkin përdor subjekte të autorëve të tjerë, por në mënyrë të konsiderueshme i modifikon ato, prezanton karaktere të reja, detaje të reja, tërheq vëmendjen tek aspekte të tjera të subjektit, të cilit një mjeshtër si ai di ti vendos në krijimtarinë e tij.. Konsistenca e komplotit sugjeron shkurtësinë e vetë veprës së krijuar. Në të vërtetë, Pushkin nuk ka vepra të mëdha për nga vëllimi, krijimi më i madh është “Bija e kapitenit”, që zë pak më shumë se njëqind faqe. Pjesa më e madhe e veprave të prozës së Pushkin karakterizohen nga qartësia e ndërtimit ato janë të ndara në kapituj ose këto vepra ndahen lehtësisht në disa pjesë, secila prej të cilave mund të perceptohet si një pasazh i plotë. Një ndarje e tillë shpesh kryhet me ndihmën e teknikave të veçanta narrative. Kjo është e lidhur me pikëpamjen filozofike të jetës së Pushkinit si diçka që nuk ndalet, nuk ka fund, kështu që tregimet e Pushkin të duket sikur nuk kanë asnjë fund. Pushkini kundërshtoi prozën përshkruese, e modernizoi atë.. Megjithatë, përshkrimet e natyrës dhe psikologjisë, karaktereve të brendshme në prozën e Pushkinit janë gjetur në mënyrë të përsëritur. Nuk ka dyshim se Pushkini i duhej të krijonte një atmosferë të veçantë të tregimit, për të karakterizuar gjendjen mendore të heroit.

Drama ne krijimtarinë e Pushkinit apo dhe numri i veprave të shkruara nga Pushkin për teatrin është i vogël, por dramat e tij, si në aspektin artistik dhe atë ideore, i përkasin një trashëgimie shumë të pasur të krijimtarisë së tij. Në formë të plotë, Pushkin la vetëm pesë drama: “Boris Godunovin ” dhe katër “tragjedi të vogla”. Gjatë gjithë punës së Pushkinit, karakteri i dramës së tij ka ndryshuar disa herë. Në këtë zhanër, më qartë se në të gjitha të tjerat, është shprehur lidhja e ngushtë e poezisë së tij me ngjarjet e sotme dhe mendimet e poetit mbi temat sociale dhe politike.

Pushkini me Gonçarovën lindi në 5 vite katër fëmijë dy vajza dhe dy djem. E para Maria lindi më 1832, më 1833 dhe në vitin 1835 lindën djemtë Aleksandër dhe Gregori, në vitin 1836 lindi vajza Natalia. Vajza më e vogël e Pushkinit, Natalia Pushkini-Dubelta, Kontesha Von Merenberg që jetoi një jetë të gjatë dhe aktive, kur u vra Pushkini Tasha, që ishte emri i saj në familje, ishte vetëm 8 muajshe, por ajo ishte kopje e babait si me një shpirt e pamëshirshme, kokëforte, kishte lëvizjet e zjarrta dhe pasionin pushkinian, krenarinë dhe temperamentin e nxehtë, të cilat më vonë u zëvendësuan pastaj një dashamirësi dhe tolerancë të rrallë, por si i ati zotëronte aftësinë për të mahnitur sallonet e Moskës dhe San Petërsburgut, por sidomos mamanë. Në mesin e shumë vizitorëve në shtëpinë e prindërve të saj, Natalia kishte një rreth të madh miqsh dhe tifozësh që ajo e dinte se si të “kaparoste”. Ajo ishte një preferuar universale dhe dinte se si të bashkohej me të gjithë, por dhe ti shmangte të gjithë. Përveç kësaj, ngjashmëria me babanë dhe në pamjen e jashtme. Kur Ivan Sergejevich Turgenev u takua me Natalia Alexandrovna, u habit nga pamja e saj, duke i shkruar vëllait të saj: Se ajo dukej si dy pika uji me babain e saj Pushkinin: “Shumë e gjatë, shumë e hollë, me supet e bukura dhe një bardhësi të shquar të fytyrës së saj, shkëlqeu me një shkëlqim të shkëlqyeshëm. Pavarësisht tipareve të pakta korrekte të fytyrës së saj, që nxitën tipin afrikan të babait të saj të famshëm, ajo mund të konsiderohej një bukuri absolute dhe nëse shton inteligjencën dhe mirësjelljen ndaj kësaj bukurie, mund të imagjinoni se përse Natalia Aleksandrovna ishte gjithmonë e rrethuar nga bankete të shoqërisë së lartë dhe Petersburg! ”

Pushkini dhe Shqipëria

E kush nuk guxoi, ëndërroi, provoi dhe nuk u magjeps dhe nuk përktheu Aleksandër Sergejeviç Pushkinin. Që nga Noli i madh dhe deri tek korifenjtë; Agolli, Kadare dhe Poradeci, pastaj me radhë që nga fillimi u nis nga Noli, për t’u ndjekur nga Milto Sotir Gura, Zavalani, Fallo, Çekrezi, Mitrush Kutelin, Sotir Cacin, Skënder Luarasin, Vedat Kokonën, Petro Zhejin, Hamit Kokalarin, Jorgo Bllacin, Dalan dhe Myzejen Shapllon dhe Afrim Koçin si dhe shumë të tjerë që nuk e kishin profesion përkthimin, por në ditët e sotme korifeu i shqipërimit është Mjeshtri i Madh Jorgji Doksani, shqipëruesi i veprës së plotë të Pushkinit etj. Pushkini, enigma e një gjeniu kontravers që ka pushtuar botën./telegraf.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne