Rajoni

Profili i një gjimnazisti serb: Nuk duan të shoqërohen me shqiptarët, janë të painformuar dhe euroskeptik

Të informuar mesatarisht në politikë, jo të interesuar për ngjarjet shoqërore dhe politike, kryesisht informohen nëpërmjet internetit, duke i besuar prindërve të tyre, ndërsa qeverisë së vendit pothuajse nuk i besojnë asgjë. Këto janë vetëm disa nga karakteristikat e nxënësve të shkollave të mesme serbe që janë marrë në bazë të hulumtimit të kryer nga organizata “Iniciativa Qytetare” e kryer në njëzet shkolla të mesme në Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Sondazhi përfshiu 1,073 të anketuar të cilët morën pjesë në edukimin qytetar, dhe të dhënat që morën ishin të habitshme.

36 për qind e nxënësve të shkollave të mesme mendojnë se miqësia me shqiptarët është pothuajse e pamundur dhe 41 për qind e të anketuarve nuk pranojnë anëtarët e LGBT, ndërsa 40 për qind nuk duan të bëjnë ndonjë kontakt me njerëz të cilët janë HIV pozitivë.

OPINIONE