“Projekte për të vjedhur”, Basha: 333 mln euro për 20.8 km rrugë

Kryetari i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në një postim në “Facebook”, Basha publikon një video me të dhëna për rrugën Thumanë-Kashar.

“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.

“Skandali me koncesionet e rrugëve. Gjatësia e aksit 20.8 km, koncesioni i qeverisë ‘Rama’, 333 milionë euro. Studimi për vlerën 169 milionë euro. Vlera reale për 20.8 km 80 milionë euro. Shqiptarëve u grabiten 253 milionë euro”, thuhet në video./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne