Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë në protestë: Policia selektivitet, në Kurbin e Mirditë vazhdojnë punën. Të trajtohemi njësoj

“Ka selektivitet dhe mos respektim të aktit normativ në mënyrë të barabartë”.

Kështu deklarojnë pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët protestuan sot, pasi pretendojnë se ashpërsia e policisë po bëhet vetëm ndaj subjekteve në Bashkinë e Lezhës, por nuk ndodh kështu në Kurbin e Mirditë. Sipas tyre kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalisht madje duke marrë edhe ato tashme të anuluara në Lezhë për shkak të COVID-19.

Këto biznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtarë të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketën e mbështetjes financiare edhe për ta.

Vetëm gjatë 2 javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte ë ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.

/BW

Për t’u b

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne