Protesta në Amerikë me moton “Jo luftës në Siri”

Pas sulmeve raketore të drejtuara nga Amerika kundër Sirisë, me dhjetëra grupe anti-luftë në Amerikë kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme të SHBA-ve dhe kanë protestuar kundër agresionit ushtarak të Amerikës ndaj Sirisë.

Protestuesit amerikanë në Uashington dhe Los Angelos dhe gjatë protestave të tyre kanë hedhur slogane kundër luftës në Siri. Protestuesit edhe në Çikago kanë protestuar kundër sulmit të Amerikës ndaj Sirisë dhe e kanë dënuar këtë veprim. Protestuesit gjatë këtyre protestave kanë shprehur dilema në lidhje me qëllimin e vërtetë të operacioneve ushtarake të Amerikës në Siri dhe kanë deklaruar se këto operacione nuk janë kryer për të mbrojtur jetën e civilëve. Protestat po vazhdojnë edhe sot në disa qytete të Amerikës. Një numër i madh i përkrahësve të Trumpit gjithashtu kanë protestuar kundër tij dhe kanë thënë se ata janë të pakënaqur nga fakti se presidenti i tyre përkundër premtimeve për të mos e futur Amerikën në luftërat e huaja, ka urdhëruar bombardimin e Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne