Protestë në Shkodër, 50 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit mbesin pa punë

Punonjës të ndërmarrjes së pastrimit protestuan para bashkisë së Shkodrës pas vendimit për largimin e tyre nga puna. Ky institucion ka ndërprerë kontratën me kompaninë që pastronte qytetin dhe e ka lidhur me një kompani tjetër. Punëtorët pretendojnë se nuk janë njoftuar se do mbeten pa punë.

Siç raporton gazetari i ABC News, Simon Shkreli, 50 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit në Shkodër do mbesin pa punë. Ata protestuan para Bashkisë Shkodër pasi kjo e fundit  ka ndërprerë kontratën me kompaninë që deri me datë 21 tetor ka pastruar qytetin duke lidhur kontrate me një firmë tjetër pastrimi.

Kjo e fundit u shpall fituese e tenderit të pastrimit. Punëtorët thonë se nuk ishin lajmëruar më herët për largimin nga puna .

Në mbështetje të punonjësve të pastrimit doli edhe kryetari i sindikatave të pa varura të Shkodrës  Albert Tuka.

Punonjësit e pastrimit të qytetit shprehen se deri tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje dhe se të vetmet të ardhura i kanë siguruar nga puna në pastrimin e qytetit./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne