Shqiperia

Pse mban erë kualifikimi i Prelës!

Çertifikimi  i titullares së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela nga Komisioni i Vettingut krijoi dyshime të mëdha për vendime selektive në procesin që është konsideruar si pastrim i sistemit të drejtësisë.

Duke lënë mënjanë akuzat e opozitës për mbyllje të disa dosjeve ku implikohen zyrtarë të pushtetit pasi mund të interpretohen si tendencioze apo me prapavijë politike, janë dy momente që kompromentojnë procesin në ngarkim të saj; deklaratat e përfaqësuesit Ndërkombëtar të ONM-së Teo Jacobs lidhur me të ardhurat e bashkëshortit të saj dhe standardi i dyfishtë në raport me Prokurorin Elson Sadiku, i cili u penalizua pikërisht për mosjustifikimin e të ardhurave të bashkëshortes së tij.

Nga viti 2003 deri në vitin 2005, sipas KPK-së, bashkëshorti i prokurores ishte paguar kesh nga firma ku punonte si inxhinier dhe rezulton se për këto të ardhura nuk kishte paguar sigurimet shoqërore dhe tatimet. Ndërkohë, edhe në 5 vitet që pasuan paga i ishte  dhënë kesh, ose pjesërisht nëpërmjet bankës, duke  rezultuar pjesërisht të tatuara.
Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluan edhe blerjet e dy apartamenteve, që u përfituan sipas Komisionit në një vlerë më të ulët se ajo e tregut.

Justifikimi i Prelës se nuk mund të pretendohet që Shqipëria të kishte standardet e BE-së në vitet 2003 për mënyrën sesi kryheshin pagesat është disi konstatim i logjikshëm, por mban erë pasi kontrata me punëdhënësin ka qenë me mirëkuptim dhe jo me detyrim.

“Unë e kuptoj qëndrimin tuaj dhe ai e paraqet burrin tuaj si viktimë në këtë situatë. Ajo çfarë më shqetëson mua nuk janë sigurimet shoqërore, por mospagimi i taksave.Unë dua të qartësoj nëse bashkëshorti juaj është një viktimë apo mund të ketë qenë pjesë e një skeme dhe ta ketë pranuar situatën. Ajo që mua më bën të dyshoj është fakti se vazhdoni të keni komunikim me këtë shoqëri”- tha Theo Jacobs.

Evazioni është krim financiar dhe këtë bashkëshorti i zonjë Prela ndoshta edhe në dijeni të saj e kanë mbajtur fshehur. Të mos i pagua taksa një shteti si Shqipëria nuk është krim po ta peshosh me metrin e taksapaguesit të thjeshtë, por për standardet që kërkon një drejtësi e kulluar Prela skualifikohet. Megjithatë Komisioni i Vetting-ut e mbajti atë në detyrë, ndryshe nga sa veproi me Prokurorin e Elson Sadiku me të cilin përdori tjetër standard.  Ai u shkarkua për parregullsi në deklaratën për të ardhurat e bashkëshortes.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezultonte i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja, por  figura e tij cenohej në një nga pikat që lidhej me blerjen e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes. Një tjetër problem rezultoi dhe kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër.
Atëherë cili është kriteri që rrëzoi Sadikun dhe mbajti Prelën në detyrë?  Arsyet dyshohet të jenë ekstraligjore dhe preferenciale, duke minuar atë që është kryesorja, besimin te reforma në drejtësi.

OPINIONE