Putin dhe Macron bisedojnë mbi marrëveshjen bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti Rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike të dielën diskutuan çështjet kryesore të bisedimeve të ardhshme ministrore 2 + 2 në Moskë, të cilat do të zhvillohen të hënën, tha shërbimi për shtyp i Pallatit Elysee.

Ministrat e punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Rusisë dhe Francës do të zhvillojnë një takim në kryeqytetin rus më 9 shtator. Putin dhe Macron gjithashtu shkëmbyen mendime për situatën rreth programit bërthamor iranian dhe shprehen shpresën se të gjitha palët e interesuara do të merrnin vendime të nevojshme për të ulur tensionin dhe për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Irani ka zgjeruar kërkimin dhe zhvillimin e tij bërthamor që nga 6 shtatori, duke lënë mënjanë kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore për kërkimin dhe zhvillimin e sektorit të energjisë bërthamore të Iranit. Hapi i tretë i reduktimit të angazhimeve të Iranit vjen pasi evropianët nuk arritën të shfrytëzojnë një afat 60-ditor për të përmbushur kërkesat e Iranit dhe për të zbatuar angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes shumëpalëshe./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne