Putini do të vizitojë Turqinë në janar 2020

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Putini do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” (TurkStream), Peskovi konfirmoi se vizita ishte planifikuar gjatë një prej bisedave telefonike të fundit ndërmjet Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Putin.

“Në janar të vitit 2020, kur seksioni tokësor i «TurkStream» në Turqi do të jetë gati, Presidenti Putin do të vizitojë Turqinë dhe përgatitjet për vizitën janë duke u zhvilluar”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë duke shtuar se vizita do të realizohet brenda 10 ditëve të para të janarit, por data fikse e saj do të njoftohet më vonë.

Tubacioni i gazit natyror “Rrjedha Turke” ka dy linja me një kapacitet të përgjithshëm prej 31,5 miliardë m3 në vit. Linja e parë do të transmetojë 15,75 miliardë m3 gaz rus për konsumatorët turq, kurse linja e dytë edhe 15,75 miliardë m3 gaz të tjera drejt Evropës përmes Turqisë.

Gjurmët evropiane për “TurkStream” nuk janë njoftuar ende zyrtarisht./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne