“Qëllimi i Turqisë në Idlib është zgjidhja paqësore me metoda politike”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se operacioni “Mburoja e Pranverës”, i nisur nga Forcat e Armatosura Turke në rajonin Idlib të Sirisë po vazhdon siç është planifikuar.

Hulusi Akar u prononcua për gazetarët në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Duke iu referuar Operacionit “Mburoja e Pranverës”të nisur kundër regjimit të Beshar Esadit, i cili intensifikoi sulmet e tij në rajonin Idlib të Sirisë më 27 shkurt, ministri Akar tha: “Qëllimi ynë është zgjidhja paqësore dhe ajo është zgjidhja politike. Ne vazhdimisht jemi duke punuar për rehatinë, paqen, sigurinë e rajonit dhe për të ndaluar gjakderdhjen. Presidenti Recep Tayyip Erdogan po bën përpjekje ditë e natë për të siguruar paqen dhe për të realizuar çështjet për të cilat kemi rënë dakord (me Rusinë). Ai do ta përsëritë këtë në Moskë në takimin me Presidentin rus Vladimir Putin nesër”.

Akar tha se Operacioni i “Mburojës së Pranverës” vazhdon siç ishte planifikuar, Akar tha se “Po bëhen përpjekjet për të siguruar paqe dhe qetësi në këtë rajon. Ushtarët turq janë duke e kryer detyrën e tyre me një heroizëm dhe përkushtim të madh”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne