Qytetarët i bllokojnë rrugën Ramës në Pogradec

Qytetarë edhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe Levizjes Socialiste per integrim, ashtu sikurse është paralajmëruar më herët, vijojnë me planin e opozitës për bllokimin e rrugëve dhe pritjet me protesta të kryeministrit.

Protesta e sotme po mbahet në fshatin Grabovicë në aksin Korçë-Pogradec, ku protestuesit po presin kalimin e kryeministrit Rama,i cili ka planifikuar një takim elektoral në orën 18:00 në Pogradec.

Të pranishëm në protestë janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu dhe Ervin Salianji.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka debatuar me policinë duke iu kërkuar të hapin rrugën.

Në vijim debati mes policisë dhe Salianjit:

Salianji: Hapeni rrugën për Ramën, unë e di që e urreni Ramën më shumë se në sepse ju mban gjithë kohën prapa, por hapeni rrugën.

Polici: Tani mos ma ngri zërin mua..

Salianji: Po hapeni rrugën more… ta ngre zërin se jeni kthyer të gjithë në politikë

Polici: Unë…

burimi:/kohajone

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne