Radha kilometrike dhe kaosi në Kakavijë, reagon ashpër Meta: Thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë

Pas situatës kaotike, vuajtjes në mes të vapës dhe radhës kilometrike me të cilën përballen prej gati 48 orësh shqiptarët që duan të kthehen në Greqi, reagon ashpër Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Reagimi i Metës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne