Rama i ‘lutet’ Metës: ata kanë fituar vetëm kur ne kemi qënë të përçarë

Gjatë një takimi që po zhvillon Edi Rama në Tiranë, me votuesit për herë të parë të PS-së, ka lëshuar deklarata të qarta për partnerin e tij qeverisës LSI.

Rama e ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar koalicionin me LSI.

Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Tiranë, Rama akuzoi opozitën dhe tha se Partia Demokratike ka fituar vetëm kur PS – LSI ka qenë e përçarë.

“Mirëpo sot çadrën nuk e kanë mbjellë në një park , as në një rrugë, çadrën e ka mbjellë mu në zemër të procesit demokratik.  Ata nuk kanë fituar kurrë, vetëm kur ne kemi qenë të ndarë, ata kanë përfituar nga përçarja jonë”, u shpreh Edi Rama ndër të tjera.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne