Raporti i OKB-së: Gjendja në Gaza është përkeqësuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar për përkeqësimin e situatës në enklavën palestineze të Gazës, e cila është nën bllokadë të plotë izraelite për 12 vjet.

“Gjendja sociale dhe ekonomike në Gaza po shkon nga e keqe në më të keqe”, tha shefi i misionit të UNRWA-së në Gaza, Matthias Schmale.

Schmale mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga OJQ “Press House” në Gaza dhe në adresimin e tij para pjesëmarrësve, tha se bllokada izraelite ishte shkaku kryesor i gjendjes katastrofike në Gaza, në të cilën jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.

“Bllokada ka shkaktuar papunësi, kolaps ekonomik dhe kufizime tregtare”, tha Schmale.

Raporti i fundit i Programit të Ushqimit të OKB-së (WFP) thotë se dy të tretat e palestinezëve në Gaza nuk kanë burime të sigurta ushqimore.

Izraeli ka imponuar bllokadën e plotë ndaj Gazës në vitin 2007, pasi pushtetin e mori lëvizja palestineze Hamas në këtë enklavë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne