Reporterët pa Kufij kritikojnë Bashën për goditjen e besimit publik në media

Reporterët pa Kufij kritikuan kryetarin e Partisë Demokratike se po vë në diskutim pavarësinë e gazetarëve dhe besimin te media.

Në dy botime në rrjetin e saj zyrtar Twitter, organizata që mbron të drejtat dhe lirinë profesionale të gazetarëve u shpreh:

Reporterët pa Kufij shprehin keqardhje me faktin se lideri i opozitës Lulzim Basha në mënyrë të fshehtë u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që të bojkotojnë disa media me pretekstin se ato i shërbejnë propagandës së Kryeministrit Edi Rama.

Duke vepruar kështu, Basha vë në diskutim pavarësinë e gazetarëve dhe cënon besimin te mediat.

Në qëndrimin e mbajtur nga Reporterët pa Kufij ishin përmendur televizionet Vizion Plus, Top Channel dhe Report Tv, si dhe gazetarët Mero Baze dhe Sokol Balla./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne