Republika Demokratike e Koresë së Veriut dënon luftën e SHBA-së kundër terrorizmit

Peniani ka akuzuar Uashingtonin për përdorimin e luftës kundër terrorizmit me qellim për të manipuluar qeveritë dhe subjekte të tjera anembanë botës.

Krahas një përpjekjeje të deshtuar në prill kundër udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong, Republika Demokratike Popullore e Koresë (RDKV) pohon se veprimet e Uashingtonit vazhdojnë të destabilizojnë organizatat dhe qeveritë, duke e quajtur SHBA “shkakun kryesor që terrorizmi ndërkombëtar akoma nuk është asgjësuar “, citon Newsweek.

Një artikull i botuar të premten nga agjencia shtetërore Koreane Qendrore e lajmeve (KCNA) mbrojti përfaqësuesin e RDKV-së në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili shpjegoi “qëndrimin parimor” të vendit në atë se si Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër terrorizmit e përcakton luftën kundër terrorizmit në të cilin thuhet se Koreja e Veriut ishte e përfshirë në krijimin e tij.

Artikulli përcaktoi se “arsyeja kryesore pse terrorizmi ndërkombëtar ende nuk është asgjësuar,” por vazhdon dhe po rritet, është ndërhyrja ushtarake dhe diplomatike globale nga Pentagoni dhe Uashingtoni.

Përfaqësuesi i OKB-së i Penianit gjithashtu dokumentoi një komplot të dështuar për të vrarë Kimin dhe për të përmbysur qeverinë Koreano Veriore.

“Në maj të këtij viti, një grup terroristësh të neveritshëm që u infiltruan në vendin tonë me urdhër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Shërbimit Informativ kukull të Koresë së Jugut me qëllim të kryerjes së një akti terrorist të sponsorizuar kundër selisë supreme duke përdorur substanca biologjike dhe kimike, u kapën dhe u deskretituan”, pohoi KCNA.

“Kjo tregon qartësisht natyrën e vërtetë të SHBA-ve si fajtori kryesor pas terrorizmit”, vuri në dukje artikulli.

Përfaqësuesit e RDKV-së kanë pohuar gjithashtu se Uashingtoni kontribuon në paqëndrueshmërinë botërore përmes përdorimit të tij të armëve biokimike për të shënjestruar liderë të veçantë që duken qartë se nuk janë miqësorë me SHBA.

“SHBA ka zbuluar plotësisht skenarin e tij kriminal të paskrupullt të përdorimit të armëve biokimike” për të rrëzuar strukturën aktuale të udhëheqjes në Penian, sipas KCNA. RDKV gjithashtu e ka akuzuar prej një kohe të gjatë Uashingtonin për drejtimin e “Planit Jupiter”, një lloj sulmi biokimik për të vrarë Kimin dhe kabinetin e tij.

Pretendimet e një Plani Jupiter nuk janë vërtetuar, megjithë debatet shpesh të diskutueshme rreth ndërhyrjes ndërkombëtare të SHBA në politikë dhe inteligjencë nuk tregojnë shenja të largimit.

Raporti i së Premtes nga KCNA tregoi se Uashingtoni “i ndryshon ngjyrat e tij” si një “kameleon” në përpjekjet për të justifikuar përmbysjet e qeverive, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

KCNA më tej theksoi se Uashingtoni ka përdorur në mënyrë të ndërsjelltë luftën kundër terrorizmit dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë si mjete për të mbrojtur sulmet ushtarake dhe pushtimet në Afganistan, Irak, Siri dhe Libi, citohet nga Newsweek./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne