Robert Guy thotë që Amerika do i mbështesi me fort xhihadistët iranianë

Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrata Obama?

Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrata Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.

Çka do të thotë se SHBA aktualisht ka ndryshuar kurs në raport me MEK, qëkurse ka adoptuar politikën e re ndaj Iranit.

Çfarë do të thotë kjo në raport me Shqipërinë që strehon anëtarë të MEK?

Është ende e paqartë.

Shqipëria pranoi muxhahedinët nën një kërkesë për arsye humanitare nga SHBA dhe i strehoi ata nën dispozitat e ligjit për emigracionin, por sot SHBA ka ndryshuar dhe për rrjedhojë tjetër vlerë merr grupi në fjalë dhe qëndrimi i tyre në vendin tonë.

Ndoshta me këtë arsye lidhet edhe zhvendosja e muxhahedinëve në një kamp më të izoluar në Manëz të Durrësit, ku nuk përjashtohet një tjetër trajtim, por edhe një tjetër regjim qëndrimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne