Rrezikohet jeta e mijëra të sëmurëve në Rripin e Gazës

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se autoritetet izraelite nuk lejuan hyrjen e gazit të heliumit në Rripin e Gazës dhe në këtë mënyrë kanë rrezikuar jetët e mijëra të sëmurëve.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në një komunikatë me shkrim të bërë në lidhje me kufizimin nga ana e forcave izraelite të hyrjes së gazit të heliumit për spitalet e Gazës tha se “Kufizimi i hyrjes së gazit të heliumit për spitalet e rajonit do të pasqyrohet seriozisht në jetën e të sëmurëve palestinezë me në krye të atyre që kanë nevojë për ekzaminime me rezonancë magnetike. Mbi 3 mijë pacientë çdo muaj kanë nevojë për këto lloj ekzaminimesh”.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se Izraeli kërkon arsye të ndryshme për të shkaktuar vdekjen e sa më shumë të sëmurëve dhe për ti privuar ata nga trajtimi mjekësor.

“Ky vendim zë vend në mesin e zbatimeve me të cilat Izraeli synon privimin me dhunë nga të drejtat themelore siç është qasja në shërbime të shëndetësisë, të drejta këto të garantuara në nivel ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

“Pretendimet e parashtruara nga ana e Izraelit si arsyetim të kufizimit të gazit të heliumit nuk janë të vërteta”, thuhet në mes tjerash në deklaratë ndërsa nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, me në krye Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u kërkua për të treguar se këto pretendime nuk janë të vërteta./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne