Rritet numri i veprave penale të PKK-së kundër turqve në Gjermani

Zyra e Policisë Evropiane (Europol) ka publikuar raportin për “Situatën dhe Trendin e Terrorizmit në Bashkimin Evropian (BE) 2019”.

Raporti konstaton se “është shënuar një rritje e rëndësishme në numrin e veprave penale që janë kryer nga PKK kundër institucioneve, xhamive dhe dyqaneve të turqve që jetojnë në Gjermani”.

Sulmet kundër turqve në Gjermani raporti i cilëson si akte hakmarrjeje kundër operacionit që ndërmori Turqia në vitin 2018 në Afrin të Sirisë.

Lidhja e solidariteti mes grupeve ultramajtiste në vendet anëtare të BE-së dhe organizatës terroriste PKK është forcuar, thekson raporti dhe përcakton se grupet e ekstremit të majtë e mbështesin PKK-në duke marrë pjesë në tubimet e protestat dhe aktet që kryen kjo organizatë.

Anëtarët dhe simpatizantët e PKK-së në Evropë vazhdojnë të grumbullojnë kuotizacionet përmes fushatës së fondit vjetor dhe të shesin transmetime, nënvizon raporti i Europolit dhe specifikon se PKK-ja mbledh me forcë para (haraç) nga pronarët e dyqaneve dhe sipërmarrjeve kurde. Në këtë kontekst gjykata belge dënoi 4 persona vitin e kaluar.

Gjithnjë sipas raportit organizata terroriste PKK siguron mbështetje logjistike dhe financiare për zgjatimet e saj në Siri.

Anëtarët e PKK-së janë përzier në vepra të ndryshme penale, thekson raporti në fjalë, si: krim i organizuar, trafikim dhe tregtim i lëndëve narkotike, trafikim i emigrantëve dhe pastrim parash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne