Ruhani bisedon me Erdogan: Krimi amerikan ishte “një marrëzi e madhe”

Në një telefonatë të shtunën me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti iranian tha se vrasja e gjeneral Soleimanit nga SHBA ishte një “marrëzi e madhe” dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit që të mos heshtin kundër një krimi të tillë.

Presidenti i RII, Hasan Ruhani paralajmëroi se nëse vendet e rajonit nuk veprojnë në një mënyrë të bashkuar kundër agresionit amerikan, një dështim i tillë do të nxisë më tej armikun për të kryer krime më të rënda kundër të gjitha shteteve rajonale. “SHBA kryen një krim të rëndë kundër nesh dhe nëse heshtim, një krim i tillë do të kryhet edhe kundër vendeve të tjera,” deklaroi ai. Erdogan, nga ana e tij, i ofroi ngushëllime Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei dhe qeverisë dhe kombit iranian për vrasjen e komandantit legjendar Kasem Soleimani. Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe tha se ndërhyrja e huaj dhe konfliktet rajonale do të pengojnë vendosjen e paqes rajonale. Gjithashtu, në një takim me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Thani në Teheran të Shtunën, Ruhani ths se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjës për çdo pasojë të aktit terrorist kundër gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, duke theksuar se Uashingtoni do të paguajë një çmim të rëndë për këtë akt terrorist. Ai theksoi se Republika Islamike kurrë nuk ka iniciuar ndonjë tension që ka çuar në pasiguri në rajon dhe fajësoi “veprimet e pamatura” të SHBA për shtimin e tensioneve në rajon gjatë viteve të fundit. Al Thani, i cili shërben gjithashtu si zëvendëskryeministër i Katarit, tha se vendi i tij është i vendosur të përmirësojë më tej bashkëpunimin me Iranin. Ai shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian për vrasjen e gjeneral Soleimanit dhe tha se Doha është gjithashtu shumë e shqetësuar për një veprim të tillë të paprecedent./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne