Ruhani: Vendet mike të ushtrojnë presion mbi SHBA-në

Presidenti iranian Hasan Ruhani të hënën në mbrëmje në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emanuel Macron e përshkroi fillimin e Instrumentit në Mbështetje të Shkëmbimit të Tregtisë (INSTEX) si një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm, duke thënë se mekanizmi nuk duhet të kufizohet në furnizime mjekësore dhe produkte ushqimore; përkundrazi duhet të përdoret për plotësimin e të gjitha nevojave të vendit.

Duke i uruar qeverinë dhe kombit francez, si dhe mbarë botës sukses në luftimin e pandemisë së koronavirusit, Ruhani tha se të gjitha vendet duhet të kuptojnë se ata nuk do të jenë në gjendje të tejkalojnë kushtet kritike pa përdorur përvojat e njëri-tjetrit. Luftimi i koronavirusit nën sanksione është më i vështirë për Iranin se vendet e tjera, tha Ruhani, duke përmendur se qeveria amerikane jo vetëm që ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke vendosur sanksione ndaj Iranit, por gjithashtu ka shkelur rregullat higjienike të Organizatës Botërore të Shëndetit. Shefi ekzekutiv i Iranit gjithashtu përshëndeti iniciativën e sekretarit të përgjithshëm të OKB për të shpallur armëpushimin midis vendeve në konflikt për shkak të shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën, duke shpresuar se iniciativa do të përfshinte edhe luftën ekonomike që po zhvillohet kundër Iranit. Shtetet miqësore pritet të bëjnë presion mbi SHBA-të për heqjen e sanksioneve mizore dhe të njëanshme kundër Teheranit në situatën aktuale, tha ai. Macron, nga ana e tij, informoi Presidentin Ruhani për krizën e koronavirusit në Francë dhe shtetet e tjera evropiane, duke thënë se bota po përjeton një situatë të vështirë. Ai shpresoi që të gjitha vendet të mund të kalojnë situatën e vështirë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Duke shprehur interesin e Parisit për të promovuar lidhje të gjithanshme me Iranin, ai tha se nisja e INSTEX ishte një veprim pozitiv, duke shpresuar se ky mekanizëm do të ndihmojë në rritjen e transaksioneve midis Iranit dhe Evropës. Macron përshëndeti rolin konstruktiv të Iranit në zhvillimet rajonale, duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëveprimeve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare në përputhje me garantimin e paqes dhe sigurisë rajonale./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne