Bota

Rusia refuzon thirrjet e Francës dhe Gjermanisë për lirimin e marinarëve ukrainas

Ministria e Jashtme e Rusisë i ka refuzuar dhe i ka quajtur të papranueshme kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për lirimin e ushtarëve dhe anijeve ukrainase. Reagimi i Moskës erdhi pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkuan nga Rusia t’i lironte ukrainasët.

Rusia është duke i mbajtur në paraburgim 24 marinarë ukrainasë pasi i kishte arrestuar muajin e kaluar afër Ngushticës së Kerçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov. Moska ka deklaruar se anijet kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Rusisë afër Gadishullit të Krimesë që Rusia e kishte pushtuar në vitin 2014.

Merkeli dhe Makroni deklaruan para pak ditësh se inspektimet e vazhdueshme të Rusisë në këto ujëra paraqesin shqetësim të thellë për ta. “Kërkojmë që të gjitha anijet të qarkullojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt në ngushticë dhe kërkojmë që marinarët ukrainasë të lirohen menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, thuhej në deklaratën e përbashkët të dy udhëheqësve, shkruan “Free Europe”, transmeton gazetaexpress.

 

OPINIONE

INTERVISTA