Rusia thirrje që forcat e huaja të tërhiqen tërësisht nga Afganistani

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, u ka bërë thirrje të gjitha fuqive të huaja që tërësisht të tërhiqen nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov ka folur në takimin e organizuar me rastin e shënimit të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Afganistanit.

Ai shtoi se Rusia e ndihmon Afganistanin në shumë fusha mes të cilave janë industria, energjetika, arsimi dhe shëndetësia. Ai shtoi se kjo është falë bashkëpunimit të nënshkruar përmes marrëveshjeve në fushën e ekonomisë dhe në sektorë shoqëror.

Ai u përqëndrua edhe në bashkëpunimin mes Afganistanit dhe Rusisë dhe kur bëhet fjalë për luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe organizatës terroriste DEASH.

“Rusia është e siguritë se për konfliktin në Afganistan nuk ekziston zgjidhje ushtarake. Paqja mund të vendoset vetëm përmes rrugëve diplomatike”, tha Lavrov.

Me qëllim të zgjidhjes së problemeve në Afganistan, të gjitha palët ftoi në negociata.

“I bëjmë thirrje të gjitha fuqive të huaja tërësisht të tërhiqen nga vendi. I bëjmë thirrje edhe fuqive në Afganistan që përmes pjesëmarrjes së forcave politike sa më parë të fillojnë negociatat”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu theksoi përpjekjet për të ruajtur Afganistan unik në të cilin pjesëtarët e shumë grupeve etnike jetojnë në harmoni dhe paqe.

Lavrov shtoi se ai do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të vendosur paqen në Afganistan sa më shpejt të jetë e mundur./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne