Bota

Samiti i Qeverisë Botërore në Dubai bën thirrje për “Globalizimin 4.0”

Takimi i shtatë i Samitit të Qeverisë Botërore ka hapur punimet në Dubai me mbi 4 mijë pjesëmarrës nga 140 vende të botës.Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, bëri thirrje për Globalizimin 4.0, kundrejt situatës së ndërlikuar me shpejtësi të paraqitur nga revolucioni i katërt industrial.Duke folur për rritjen botërore gjatë periudhës pas Luftës së Ftohtë, Schwab tha se ajo ka shkëputur qindra miliona njerëz nga varfëria, por “la fitues dhe humbës”.Ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave, Bruno Le Maire, tha se nevojitet taksim efikas dhe dixhital.

Samiti do të përfshijë 600 folës si dhe 30 organizata ndërkombëtare.Në muajin janar u mbajt takimi i radhës së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku tema kryesore për këtë vit ishte “Globalizimi 4.0: Formimi i një arkitekture të re në Epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”.Temat kryesore të samitit ishin globalizimin, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike, ngadalësimin e rritjes në Kinë dhe ekonominë botërore, luftërat tregtare, krizën e Jemenit dhe Sirisë, rritjen e populizmit, problemin e emigracionit, luftën kundër varfërisë dhe tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, zhvillimet në teknologji, transformimin e shpejtë të mjekësisë në shoqëri, robotikën, inteligjencën artificiale dhe dixhitalizimin.

OPINIONE