Samsung Galaxy Note 7 i riparuar do të shitet në Korenë e Jugut

Samsung Electronics bëri të ditur se celulari i riparuar, gjegjësisht i ricikluar Galaxy Note 7 përsëri do të shiten në fillim të javës.

Kompania jugokoreane tha se Galaxy Note FE, me pjesët e riparuara të telefonit, do të rikthehet në treg në Korenë e Jugut të premten me çmim prej 611 dollarësh, që është afërsisht sa tre të katërtat e çmimit fillestar.

Note 7, është një nga modelet më të shtrenjta të Samsung, mirëpo kompania i tërhoqi nga tregu pas rasteve të shumta të shfaqura me baterinë që shkaktonin flakë në pajisje.

Shumë aviokompani në mbarë botën kanë ndaluar modelin e këtij telefoni gjatë fluturimeve ndërsa Samsung ka shpenzuar miliarda dollarë për ta riparuar.

Kompania ka theksuar problemet me projektimin dhe prodhimin e baterisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne