Bota

Sauditi Abdulhamid el-Hekim: Hamasi te bej paqe me Izraelin, Irani eshte armiku ynë!

Kryetari i Qendrës Hulumtuese të Azisë Perëndimore në Xheda, duke kritikuar rezistencën palestineze, tha: Hamasi i ka dy alternativa: Ose paqe me Iranin, ose me Izraelin.

Kryetari i Qendrës Hulumtuese të Azisë Perëndimore në Xheda, Abdulhamid el-Hekim, në një postim të bërë në rrjetet sociale, e ka marr edhe një herë në shënjestër rezistencën e Hamasit dhe të Palestinës.

Në postimin e bërë në llogarin e tij në Twitter, el-Hekim ka thënë: Hamasi duhet t’a kuptoj mirë këtë; Nuk do të mbështesim vullnetin politik të të rinjëve arab(Hamasin) dhe ne do të luftojmë lëvizjet fetare që bëjnë propagandë për rezistencë, religjion dhe terrorizëm si dhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me Iranin i cili është armikun jonë numër një. Hamasi mund të bëjë paqe me Izraelin dhe mund të jetë një alternativ për zgjidhje ose regjimi nazist i cili është armiku jonë, mund t’a zgjedhë Iranin. Duke e falendëruar el-Hekimin për këtë deklarim, faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, në gjuhën arabe, deklaroi: Ne dëshirojmë të shprehim falendërimet tona për shpërndarjen e këtyre fakteve në lidhje me Izraelin, Hamasi është një organizatë terroriste që shpenzon pasuritë e popullit palestinez për të bërë tunele në Gaza dhe që kështu largohet nga procesi i paqes.

Para disa muajve, Abdulhamid el-Hekim e pati vizituar Palestinën e pushtuar së bashku me një deligacion të kryesuar nga ish-gjenerali, Enver Ashkaj.

Në këtë vizitë, el- Hekim pati deklaruar: Jeruzalemi është simbol fetar i hebrenjëve, ashtu siç Meka dhe Medina konsiderohen si simbole fetare të muslimanëve.

Abdulhamid i shpërndau këto postime pas deklaratës së ministrit të jashtëm arab, Adil al-Cubayr, në të cilën e përshkroi Hamasin si një grup ekstremist, deklaratë e cila shkaktoi reagimin e Hamasit.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE