Senati amerikan i dërgon Trumpit ligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Senati amerikan ka miratuar mbrëmë sanksionet e reja kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, për çka dokumenti i është dërguar për aprovim presidentit Donald Trump, në mënyrë që i njëjti të shndërrohet në ligj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa është e paqartë nëse Trump do të nënshkruaj dokumentin ose do ti vendos një veto, drejtori i departamentit për Komunikim brenda Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci,tha se “presidenti mund të nënshkruaj sanksionet ashtu siç janë ose mund të vendos një veto, dhe të negociojë për sanksione akoma më të ashpra ndaj Rusisë”.

Masat e fundit parashohin sanksione për zyrtarët rus, lidhur me akuzat për përfshirjen e tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ndërkohë që ato kundër Iranit dhe Koresë së Veriut kanë të bëjnë me programet e tyre bërthamore.

Senatori Bob Korker, kryetar i komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, përshëndeti legjislacionin, duke thënë se ai dërgon një sinjal të fortë për Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut që “SHBA-të do të qëndrojnë të vendosura dhe të bashkuara përballë sjelljes së tyre destabilizuese”.

Në një prononcim të tij të enjten në Finlandë, presidenti rus, Vladimir Putin tha se sanksionet eventuale janë një hap qëllimkeq, dhe se nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare janë të paligjshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne