Bota

SHBA dhe Britania paralajmërojnë kundër sulmeve kibernetike që përdorin koronavirusin si karrem

Agjencitë e intelegjencës të SHBA-së dhe Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën paraljmërojnë në dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare britanike e Sigurisë Kibernetike theksuan se kriminelët dhe një grup që paraqet “kërcënim të vazhdueshëm” po përpiqen të transmetojnë softuerë të dëmshëm “ransomware” dhe “malware” që lidhen me pandeminë COVID-19.

Më tej shtohet se një shembull përfshin e-mailat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndërkaq, shembujt e tjerë janë ato të përpjekjeve të vjedhjes së identitetit që duken sikur vijnë nga Microsoft ose kompani të tjera të teknologjisë, mjetet e të cilave shpesh përdoren nga njerëz që punojnë nga shtëpia.

Deklarata thekson se nuk kanë hasur në një rritje të përgjithshme të krimit kibernetik, por është gjithnjë e në rritje përdorimi i kërcënimeve me qëllim të keq që përfshijnë temat e lidhur me COVID-19.

Më 11 mars, OBSH përhapjen e virusit e shpalli “pandemi globale”. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Më shumë se 83.400 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, dhe më shumë se 1.440.000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. Deri më tani janë shëruar më shumë se 305.000 njerëz.

OPINIONE