SHBA po del nga UNESCO: Një histori e gjatë pas vendimit

nga Neil Clark.

Vendimi i SH.B.A.-së për t’u larguar nga UNESCO, agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së, është një shembull tjetër i përbuzjes që superfuqia botërore ka për idenë e barazisë së kombeve – parimi mbi të cilin u themelua OKB.

Që prej një viti që Shtetet e Bashkuara duan të largohen ose kërcënojnë të dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare, presidenti Donald Trump ka thënë tashmë se SHBA po tërhiqet nga marrëveshja e ndryshimeve klimatike të Parisit dhe njoftoi të premten se ai nuk do të ricertifikojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Por, sa i përket daljes nga trupi i trashëgimisë botërore i OKB-së, ne nuk mund t’ia hedhim të gjitha fajet të keqit të madh Donald. Paraardhësit e tij, si republikanët edhe demokratët e kanë hapur rrugën. Shtetet e Bashkuara mund të kenë ndihmuar në themelimin e UNESCO-s në vitin 1945, por pasi u zgjerua dhe u pranuan vendet të cilët guxuan të votonin “rrugën e gabuar”, linja ndryshoi. Në të njëjtën mënyrë, qëndrimi i SHBA ndaj OKB-së ka ndryshuar gjithashtu.

Në vitin 1984, Ronald Reagan u tërhoq nga UNESCO, me pretendimet se ajo kishte një paragjykim pro-sovjetik (Me fjalë të tjera, nuk ishte mjaft pro-amerikan). Organizata u sulmua për tendencat ‘kolektiviste’ dhe për shpenzimin e 750,000 $ në diskutimet e propozimeve sovjetike të çarmatimit. Mbase do të ishte më mirë që ata të kishin porositur sanduiçë më të lirë dhe duhet të kishin marrë me vete verë shtëpie. Por, duke pasur parasysh se misioni i UNESCO-s është “të kontribuojë në ndërtimin e paqes”, ata me siguri që i patën zemrat e tyre në vendin e duhur.

George W. Bush e solli dajë Semin përsëri në vitin 2002, por në vitin 2011, administrata Obama përsëri hodhi lodrat nga karroca dhe anuloi financimin e kontributit buxhetor të SHBA-së si ndëshkim për organizatën që e pranoi Palestinën si një anëtare të plotë.

Që atëherë, SHBA nuk i ka paguar një monedhë UNESCO-s dhe tani është në borxh me mbi 550 milion dollarë. Që UNESCO të marrë ndonjëherë borxhin nga Uashingtoni, duket se ska shans. Më shumë ka mundësi që Ronaldo të largohet nga Reali i Madridit për t’u bashkuar me Tranmere Rovers sesa UNESCO të marrë paratë.

Koha e njoftimit të daljes amerikane e cila hyn në fuqi më 31 dhjetor 2018, është e rëndësishme për dy arsye. Së pari, ajo erdhi pasi trupi i trashëgimisë botërore po votonte mbi një drejtor të ri të përgjithshëm. Duke u terhequr, SHBA (dhe Izraeli, i cili njoftoi se po largohet pak pasi SHBA bëri publike vendimin e saj) shpreson të ushtrojnë presion mbi UNESCO për të ndryshuar drejtimin.

Mos harroni se SHBA-të, para vitit 2011, paguan rreth 22% të buxhetit të organizatës. Është raportuar se Izraeli ishte mjaft i shqetësuar në perspektivën e ish-ministrit të kulturës së Katarit, Hamad bin Abdulaziz Al-Kuwari, për marrjen e vendit kyc. Ironikisht, në fund, posti i shkoi Audrey Azoulayit, një hebre nga Franca, i cili ka të afërm që jetojnë në Izrael.

Gjendja aktuale e politikës së Lindjes së Mesme – veçanërisht në lidhje me Sirinë – është një tjetër faktor kryesor në ngjarjet e kësaj jave. Izraeli është i irrituar nga fakti se Presidenti Bashar Assad, aleat i Hezbollahut dhe Iranit, jo vetëm që është ende në pushtet por po fiton edhe luftën.

Më herët këtë muaj, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Lieberman i bëri thirrje SHBA-ve të “jenë më aktive në arenën siriane.” Dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo.

Trampi nuk mund të japë në Siri atë që dëshiron Izraeli, d.m.th. ndryshimin e regjimit, sepse sirianët dhe aleatët e tyre janë shumë të fortë, por ai mund të kënaqë Tel Avivin dhe lobin e fuqishëm pro-Izrael në SHBA në fusha të tjera. Gjegjësisht, duke kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit – dhe duke dalë nga UNESCO-n.

Shtetet e Bashkuara, si arsye për të dalë, cituan atë që e quajtën paragjykimi i vazhdueshëm i “UNESCO-s kundër Izraelit”. Por në fakt, trupi i OKB-së vetëm ka reflektuar pikëpamjet e shumicës së anëtarëve të saj mbi Izraelin dhe Palestinën. Votimi për ta pranuar Palestinën si anëtare në tetor 2011 ishte pothuajse i afërt, me 107 shtete në favor dhe vetëm 14 kundër. Vetëm një antidemokrat do të thoshte se pikëpamjet e t ë14-ve duhet të mbizotëronin, por kjo me të vërtetë ishte linja amerikane.

Ju nuk keni nevojë të shkoni tek okulistët e specializuar Specsavers ose të keni një xham zmadhues gjigant për të parë standardin e dyfishtë. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ligje që ndalojnë financimin e vendit nga çdo organ që njeh Palestinën – por në vetvete ka shtyrë që vendet të njohin mikro-minishtetet në Ballkan si Kosova, pavarësia e së cilit u arrit kryesisht për shkak të një fushate 78-ditore të bombardimeve të NATO-s. Dhe mes kritikave të UNESKO-s nga SHBA dhe Izraeli për caktimin e qytetit të vjetër të Hebronit një vend i trashëgimisë botërore palestineze dhe për bordin ekzekutiv të UNESCO-s që kaloi një votim në qershor i cili i referohej Jeruzalemit si ‘i pushtuar’, ka patur më pak vëmendje për vlerat e mëdha që UNESCO kryen në edukimin e njerëzve mbi Holokaustin (dhe genocidet e tjera), si dhe për mbrojtjen e ish kampit të vdekjes nazist të Auschwitzit si një vend i trashëgimisë botërore.

Nocioni që UNESCO po ndjek një axhendë anti-Izraelite dhe madje anti-semite është sfiduar nga vetë Izraeli.

Duke shkruar në Haaretz, arkeologu Yonatan Mizrahi deklaroi: “Ne mund të pohojmë se UNESCO nuk është një organizatë antisemite dhe vendimi i saj për të shpallur Hebronin një vend të rrezikuar të Trashëgimisë Botërore nuk është antisemit dhe nuk injoron lidhjen hebreje me Shpellën e patriarkëve. ”

Vlen gjithashtu të theksohet numri i madh i vendeve të trashëgimisë botërore të përcaktuar nga UNESCO në Izrael. Jo më pak se nëntë vende kulturore janë shtuar që nga viti 2001. Prap, vështirë se duket shenjë e një axhende anti- izraelite, apo jo?

Kundërshtimet amerikane ndaj UNESCO-s nuk shtohen deri sa të shikoni pamjen më të madhe. Problemi me trupin, si OKB në përgjithësi, është se idealet e saj të internacionalizmit të vërtetë dhe barazisë së kombeve janë në kundërshtim me jashtëzakonshmërinë e SHBA. Shtetet e Bashkuara u detyruan të punonin brenda strukturave të OKB-së për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, por pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, skifterët në Uashington nuk panë ndonjë nevojë reale për Shtetet e Bashkuara që duhet të mbështesin ndonjë trup që nuk e ka bërë pikërisht atë që ata kërkuan. Doktrina e rremë e ‘intervenimit humanitar’ u shpik si një mjet për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i vetmi organ që mund ta bëjë luftën të ligjshme – nëse vendi nuk vepron në vetëmbrojtje.

Rubikoni u kalua në vitin 1999 kur SHBA dhe aleatët e saj bombarduan Jugosllavinë pa autorizimin e OKB-së. Arroganca e re perandorake u shpreh jo nga një republikan i egër, por nga një demokrat, sekretarja e shtetit Madeline Albright, e cila në lidhje me Irakun deklaroi në vitin 1998: “Nëse duam të përdorim forcën, kjo mundet për shkak se jemi Amerikë; ne jemi kombi i domosdoshëm. Ne qëndrojmë në ballë dhe shohim më tej se vendet e tjera në të ardhmen, dhe ne këtu shohim rrezik për të gjithë. ”

Ishte progresistja ‘Albright’, e cila i tha Colin Powellit në kohën kur ajo ishte ambasadore amerikane në OKB: “Cili është qëllimi i pasjes së kësaj ushtrie madhështore që gjithmonë flasim për të por nuk e përdorim?”

Disa gjëra si ligji ndërkombëtar u hodhën jashtë dritares pasi Uashingtoni shenjestroi vendet e pavarura, strategjikisht të rëndësishme, të pasura me burime që nuk ishin të së njëjtës linje. Gjatë gjithë kohës, OKB-ja dhe agjencitë e saj u minuan. Iraku u sulmua në vitin 2003 përpara se inspektorët e OKB-së të përfundonin punën që u ishte caktuar me mandat sipas Rezolutës 1441 të OKB-së. Natyrisht, Uashingtoni duhej të sulmonte para se Iraku të jepte një faturë të pastër shëndetësore, sepse atëherë shkaku per lufte i tyre do të binte.

OKB siguron një arenë për politikanët amerikanë për të krijuar raste mashtrues për luftërat e ndryshimit të regjimeve (cili mund ta harrojë Colin Powellin duke e mbajtur atë shishkën montër me “antraks” në krye të pushtimit të Irakut), por gjithashtu jep një platformë për ata që shënjestrohen nga Perandoria. Dhe kjo është arsyeja pse lobi i Luftës së Pafundme në Uashington e urren atë.

Në vitin 2006, Presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB: “Dje, zonja dhe zotërinj, tek kjo tribunë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilit i referohem si djalli, erdhi dhe foli sikur të ishte ai pronar i botës. ”

Vetëm muajin e kaluar, presidenti nëntëdhjetëvjeçar i Zimbabve, Robert Mugabe, u tall me Presidentin e SHBA Tramp në OKB duke e quajtur “gjiganti i artë goliath”.

“A po kthehemi te Goliathi, i cili kërcënon zhdukjen e vendeve të tjera?” Pyeti ai. Sunday Times (gazeta e Afrikës së Jugut dhe jo faqet e propagandës së Britanisë së Madhe të Murdokut), vuri re se “dy diplomatë të rinj amerikanë po e dëgjonin fare të qetë”.

Mund te vësh bast që shoku Bob të jetë jashtë listës së kartave të Krishtlindjeve të Trampit – por besimi se qëndrimi i SHBA ndaj OKB-së do të bëhet më pozitiv me një president tjetër është naive për të thënë aspak. Kritiku më i madh i Trampit është senatori i uber neoconit, John McCain, i cili kur u paraqit për president në vitin 2008, bëri thirrje për një ‘Lidhje të Demokracive’ të reja ‘për të plotësuar’ OKB. “Mund të veprojë aty ku OKB deshton të veprojë,” shpjegoi McCain. “Kjo mund të sjellë presion të përbashkët për të mbajtur tiranët në Burma ose Zimbabve, me ose pa miratimin e Moskës dhe Pekinit. Ajo mund të bashkohet për të imponuar sanksione ndaj Iranit dhe për të penguar ambicjet e saj bërthamore. ”

Me fjalë të tjera, nëse Uashingtoni nuk do të mund të kalonte dicka përmes OKB-së, do ta kalonte përmes “Lidhjes së Demokracive”. Dhe sigurisht, do të ishte në dorën e Shteteve të Bashkuara të vendosnin se cilat vende do të quheshin “demokraci”. ‘

Ajo që qëndron pas tërheqjes së Uashingtonit nga UNESCO dhe irritimit të saj me OKB-në në përgjithësi është besimi se “Kombi i Veçantë” nuk duhet të pranojë ndonjë vendim që nuk e miraton vetë, që gjithsesi është arritur në mënyrë demokratike. Organizatat duhet të bëjnë pikërisht atë që skifterët e politikës së jashtme në SHBA duan ose ndryshe ata thjesht do ngrenë zërin dhe do e lëshojnë dhomën.

Zyrtarët e UNESCO-s e kanë treguar zhgënjimin e tyre në tërheqjen e SHBA. Por ata duhet të shikojnë në anën e mirë. Në fund të fundit, ata nuk po kërcënohen me sulme ajrore dhe nuk po akuzohen për armë të shkatërrimit në masë. Epo, të paktën, ende jo.

Neil Clark është gazetar, shkrimtar, transmetues dhe bloger. Ai ka shkruar për shumë gazeta dhe revista në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera duke përfshirë The Guardian, Morning Star, Daily dhe Sunday Express, Mail Sunday, Daily Mail, Daily Telegraph, New Statesman, The Spectator, The Week dhe The Conservative amerikan. Ai është një ekspert i rregullt në RT dhe gjithashtu është shfaqur në BBC, Sky News, Press TV dhe Voice of Russia. Ai është bashkë-themelues i fushatës për pronësi publike @PublicOwnership./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne