Rajoni

SHBA zbardh takimin Thaçi-Pompeo

Sekretari amerikan i Majk Pompeo ka pritur në një takim zyrtar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç bëhet e ditur në një deklaratë zyrtare për mediat, në këtë takim është diskutuar që Kosova të heqë ta heqë taksën ndaj Serbis

Deklarata për shtyp për takimin e Sekretarit Pompeo me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Zyra e Zëdhënësit

Washington DC

26 nëntor 2018

Më poshtë deklarata e zëdhënësit Heather Nauert:

Sekretari Michael R. Pompeo u takua sot me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Sekretari ripohoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për një Kosovë sovrane dhe të pavarur, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Sekretari e ka uruar Thaçin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për përparimet e mëdha që kanë bërë gjatë dekadës që nga pavarësia dhe diskutuan rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjes së rritjes ekonomike të fuqishme për të siguruar të ardhmen e Kosovës.

Sekretari e inkurajon Kosovën për mundësinë unike për të arritur një marrëveshje historike gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nën procesin e dialogut të monitoruar nga BE. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të pastruar rrugën për integrimin e ardhshëm të të dy vendeve në bashkësinë perëndimore të kombeve.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe mbështesin klasën politike për të arritur një zgjidhje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin.

Zyra e Menaxhimit të Faqeve të Internetit, Byroja e Çështjeve Publike, e menaxhon këtë faqe si portal për informacion nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Lidhjet e jashtme në faqet e tjera të internetit nuk duhet të interpretohen si një përkrahje e pikëpamjeve ose politikave të privatësisë që përfshihen në të.