“Shengeni Ballkanik” a është grackë për izolimin?

Nga Savash Veliu

Sipas mendimit tim ca diplomat shtiren si ‘’të brengosur’’ për fatin e Kosovës pse ajo selektivisht izolohet nga fqinjët e saj me mendim gjojase si njohin rrethanat e reja politike të zhvilluara brenda rajonit ballkanas që i mbulojn të vërtetat mbi fatin e Kosovës duke përdorur gjuhën e diplomacies gjermane se Ideja e krijimit të një Shengenit Ballkanik është i dëmshëm ngase është një ide e vjetër e Beogradit që rrjedh nga doktrinat për krijimin e Serbisë së Madhe që mund të sjellë izolimin e Kosovës.

Mendoj se kryesisht për vetizolimin e Kosovës nga rrjedhojat politike ballkanase është fajtore vet shkaku se ajo nuk arriti të prodhoj ide dhe vizion të qart për tu çliruar nga njëmendësia vazal nacional-komuniste antivetes e thelluar thellë në genin e saj si peng e politikave hegjemoniste të skaduara që humbën dheun nën këmbë sot.     

Serbia mund të luaj në kartën euro-aziatike por smund të jetë ajo serbi e fortë politiko-ushtarake sepse kanë ndryshuar dukshëm politikat dhe partneritetet strategjike të cilët janë sot Rusia dhe Turqia si pretendentet e rinj për dominimin e Ballkanit europian… Derisa në anën tjetër Kosova është peng i ca udhëheqësve kokë kampist nacional-komunist servil që veprojnë nën direktivat e qarqeve perëndimore faktorët që instaluan në zemrën e shqiptarisë bolshevizmën të keqen më të madhe shqiptare që vepron ende në Kosovë kontra interesave kosovare të dirigjuar nga organizmat e vatikanit dhe fetoistëve që vazhdimisht pikasin Turqinë sipas reçetave perëndimore. E ka shtir Kosova tepër vështir ti përgjigjet sfidave të reja me të vetshpallurit udhëheqës të saj që veprojn nën shërbim të ambasadorëve dhe OJQ-të properendimore si peng të politikës vazale larg politikobërjes së pavarur e të mençur për mirëqenien e popullit… Ne shpresojmë se ndoshta me Albin Kurtin do të ndryshojnë gjërat në të mirë nëse do arrij ti kuptoj kontekstet e pozicionimeve të reja pran forcave real politike siç është Turqia një shtet vendimmarrës dhe politikbërrës në rajon dhe partnere gjeostrategjike e shqiptarëve.  

 Janë ca sharllatan që vajtojnë skadimin e afatit të tutorëve të vjetruar që i dresuan ato për poltron të dëgjueshëm ndaj patronëve të tyre që skapin dot konceptet e reja strategjike të shtruara para ballkanit që me këtë marrëveshje mini-shengen ngadal ngadal e rrethekojn Kosovën kapricioze nga të katër anët e saj duke filluar nga Bosnja, Serbia, Maqedonia veriore, Shqipëria dhe Mali i Zi deri në përulje përfundimtare nga politika ramushiane…   

Janë tre vendet e Ballkanit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë që arritën të kuptojnë rrethanat e rikrijuara politike se më nuk do të kalojnë politikat e djeshme vazale ndaj perëndimit në ballancet e reja mes superfuqive të djeshëm me ata të sotmes gjatë rirenditjes bipolare që rrënjësisht ka ndryshuar me dakordim për atë që cilësohen si Schengeni Ballkanik për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të shkëmbimit të mallrave. Një ide e ngjashme për Benelux dhe Rajoni Nordik.

Turqia si fuqi e re rajonale në takimin në Serbi arriti të pajtoj dy shtetet të armiqsuara Serbin me Bosnjën në një ide të përbashkët me Shqipërin dhe Maqedoninë veriore duke e lënë të vetizoluar Kosovën shkaku kokfortësisë së udhëheqësve të saj antiturk… Në këtë takim është lënë jashtë Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit. Pavarësisht se tre shtetet në deklaratën e tyre kanë vendosur që të ftojnë në takimin e ardhshëm të 10 nëntorit, takimi i Novi Sadit shihet edhe si një lëvizje taktike e Turqisë përballë politikës së Kosovës.

Schengeni Ballkanik turko-centrist tre palësh është një ide e re për një union ballkanik, është një doktrinë turko-ruse mbi partneritet të barabart përball euro-perëndimit, është një arrmë e re kundrejt euro-gjermanisë që me dekada ka mashtruar këto vende me një thes të shqyer, është një mirëkuptim proballkanik mbi një realitet partneriteti. Është ide e vjetër e perëndimit prej më shumë se një shekulli që Serbia në mënyra të ndryshme të bëhet qendër e Ballkanit por sot rrethanat e rikrijuara kanë zbehur ate ide dhe në fakt këtë herë e fut nën Stamboll si qendër e re rajonale.

Mbas rënies së Millosheviçit, diktatura serbe ka rënë, por doktrina e “Transferzales së Gjelbërt” mbetet e gjallë dhe aktive, por e veshur me petka diplomatike dhe e kamufluar pas termave të reja, kryesisht europiane.

Thelbi i politikës së jashtme e Turqisë ka ndryshuar shumë. Ajo vazhdon të jetë mbrojtësi historik i vetëm ambicioz të popujve osman, duke tentuar të rikthejë pozitat e humbura nga koha e Luftërave Ballkanike. Këto ambicie lexohen qartë në qasjen ndaj Serbisë e cila ka pretendime boshe ndaj Kosovës, Bosnie-Herzegovinës, Kroacisë dhe pakicave serbe kudo që janë. Në rrafshin Ballkanik, ambicia Serbe tenton të mbetet për tu rikthyer në qëndër Rajonale me gjithë kuptimin e kësaj fjale. Për këtë Beogradi përdor gjeostategjinë bivektoriale Euro-Aziatike mes gjermanisë dhe rusisë por kjo lidhje mjeshtërisht menaxhohet nga Turqia në favor të vet duke ia dobsuar pozicionimet e dy ortaqeve lartë përmendur ndaj serbisë për të rikthyer ‘Transferzalen e Gjelbërt’ e vizionit 2023.

“Mini-Shengeni” është pjesë e kësaj taktike e Ankarasë, në të cilën u bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria ndoshta nesër do bashkangjitet edhe Kosova në planprojektin e ardhshëm në të cilën ndoshta do dominoj faktori Shqiptar si kombë që e rrethekojnë këtë mini-shengen me popullsinë shqiptare si një kohë në perandorinë Osmano-shqiptare… Duhet pritur të shihet se si do të zhvillohen rireshtimet e reja politike më tej  si dhe me rolin e ri të kryeministrit Kosovar Kurti.

Erdogani tha; ”Ju lutem të gjithëve – turqve, shqiptarëve, boshnjakëve… Vëllezër, ne jemi një, jemi bashkë dhe s’do të ndahemi. Nuk do t’ju japim mundësi atyre që duan të mbjellin farën e ndarjes mes nesh”!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne