Shërbimet Sekrete ruse kapin 10 terroristë, njëri humb jetën… (FOTO)

10 terroristë janë arrestuar nga Shërbimet Sekrete ruse në dy qytete mikpritëse të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili fillon në muajin qershor.

Në Shën Petersburg, policia arrestoi shtatë të dyshuar për terrorizëm. Fotot tregojnë si janë kapur ata dhe janë ulur barkas në tokë.

Tre persona të tjerë janë arrestuar dhe një mbeti i vrarë gjatë një bastisje të policisë ruse në qelizat e terrorit të ISIS në qytetin Rostov, ku do të luhet ndeshja e parë Angli-Tunizi.

Disa prej tyre shihen me mbathje në momentin kur policia ruse futet në shtëpitë e tyre pa paralajmëruar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne