Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin për gjyqtarin, njëherësh Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke shkarkuar përfundimisht këtë të fundit nga radhët e drejtësisë.

Trupi gjykues tha se pas provave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ai nuk mundi të justifikonte pasurinë. KPA ka gjetur ndër të tjera problematika me pagesat e shkollimit të fëmijëve të Zaganjorit jashtë shtetit. Po ashtu probleme janë konstatuar edhe me deklarimin e një apartamenti në Durrës.

Në seancën e zhvilluar në KPA, Zaganjori nuk ishte i pranishëm.

Zaganjori e kaloi fillimisht vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por ishte Komisioneri Publik ai që e çoi në KPA vendimin e KPK. Ndërkombëtarët monitories mbështetën rivlerësimin e Zaganjorit. Ky i fundit është një nga emrat më të rëndësishëm të drejtësisë. Zaganjori ka qenë edhe keyetar i Gjykatës Kushtetuese për vite me radhë më parë. Ai ishte një nga gjykatësit më të njohur të vendit./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne