Shpërthen zjarri në Kullën Abbco në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zjarri ka kapluar Kullën Abbco në Sharjah, që është një nga qytetet më të mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), duke shkaktuar dëme edhe në veturat që ndodheshin në rrugët rreth rrokaqiellit.

Dhjetra zjarrfikës kanë punuar për të shuarur zjarrin duke përdorur edhe dronë, raportojnë mediat lokale.

Siç bëhet e ditur, tani po vijojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në ndërtesën 48-katëshe.

Nuk ka raporte të deritanishme për viktima ose për shkakun e mundshëm të zjarrit.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje menjëherë pas orës 21:00 sipas kohës lokale.

Mediat raportojnë se janë evakuuar të paktën pesë ndërtesa që ndodhen pranë, përderisa shërbimi i zjarrfikësve punoi në vendngjarje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne