Shpikja ruse neutralizon 11 terroristë në prag të kampionatit botëror

Rusët përdorën një robot të armatosur gjatë një përleshjeje me armë që la 11 terroristë të vrarë.  Forcat kundër terrorizmit u ndeshën me terroristët në rajonin e paqëndrueshëm të Dagestanit.

Një robot i armatosur është parë duke iu afruar banesave për të sulmuar terroristët. Regjistrimet video dhe audio të marra nga roboti zbulojnë zërat e rebelëve që dëgjohen gjatë konfrontimit.

Zona Derbent ku ndodhi incidenti gjendet vetëm 590 milje në juglindje të Volgogradit, ku do të luhen ndeshjet e grupeve kualifikuese të Botërorit. Shërbimi i sigurisë i FSB-së ka treguar se terrorizmi është kërcënimi kryesor për Kupën e Botës.

“Granata, armë automatike, fishekë dhe një shumëllojshmëri mjetesh kriminale u gjetën në në vendngjarje”, thanë zyrtarët vendas .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne