Si qytetar i Kosovës i ndjek me vëmendje rrjedhat shoqërore brenda kombit dhe shtetit tim!

Shkruan: Mulla Osman Musliu

Por unë po ju them: Jam Mulla Osmani, një hoxhë i thjeshtë që e bëj punën time dhe mendoj si duhet.

Si qytetar i Kosovës i ndjek me vëmendje rrjedhat shoqërore brenda kombit dhe shtetit tim; por nuk e harroj as botën përreth, i përcjell me vëmendje ndodhitë në botën Islame dhe botën religjioze sepse jam Musliman dhe interesohem për liritë e besimit në të gjithë botën.

Mendimet e mia i shprehi publikisht në kontakte me njerëz, në media, si dhe në rrjetet sociale, siç është FB. Ata që më ndjekin dhe më lexojnë, herë më shajnë e herë më lavdërojnë, varësisht nëse mendimi im pajtohet apo nuk pajtohet me shijet dhe bindjet e tyre.

Disa prej tyre, të manipuluar dhe të paguar, po të kishin mundësi edhe do më likuidonin. Është e vërtetë që kam numër të madh ndjekësish: dashamirë, xhematë e besa edhe kritikues.

Por një duhet ditur se unë nuk kam pas vetës grupe kriminelësh, banditësh apo njerëz që unë ua kam larë trurin dhe i përdori për qëllime personale, për mbrojtjen time apo për hakmarrje ndaj kritikuesve të mi, siç bëjnë shumë të tjerë në mesin tonë. Selam!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne