Si rrezikohet që ti vihet zjarri Lindjes së Mesme nga të krishterët ungjillorë

nga Jonathan Cook.

Mbërritja kohët e fundit e predikuesit ungjillor më të njohur afrikan, TB Joshua, për tju adresuar mijëra peligrinëve të huaj në Nazaret, prodhoi një përzierje tmerri dhe zemërimi në qytetin e fëmijërisë së Jezusit.

Pati një kundërshtim të gjerë nga lëvizjet politike të Nazaretit, si dhe nga grupet komunitare dhe nga udhëheqësit e kishës, të cilët bënë thirrje për bojkotim të dy tubimeve të tij. Me ata u bashkuan edhe këshilli i muftinjve, i cili i përshkroi eventet si “një vijë e kuqe për besimin dhe vlerat fetare”.

Tubimet e Joshuas, që përfshinin eksorcizmin në publik, u zhvilluan në një amfiteatër të hapur në një kodër mbi Nazaret që ishte ndërtuar fillimisht për ceremonitë papnore. Vendi ishte përdorur në vitin 2009 nga Papa Benedikt.

Pastori nigerian, i cili ka miliona ndjekës në mbarë botën dhe e quan veten profet, ngjalli armiqësinë vendase jo vetëm për shkak se lloji e tij e krishtërimit shkon larg nga doktrinat tradicionale të kishave të Lindjes së Mesme. Ai përfaqëson gjithashtu një prirje të të krishterëve të huaj që po zhvillohen në bazë të interpretimeve me sfond apokaliptik të Biblës, duke ndërhyrë gjithnjë e më shumë në mënyrë eksplicite në Izrael dhe në territoret e okupuara palestineze, si dhe ndihmojnë drejtpërdrejt në politikat e qeverisë ekstremiste të Izraelit.

Nxitja e një turizmi të duhur

Nazareti është më i madh i komuniteteve palestineze në Izrael që mbijetuan nga Nakba, ose katastrofa e vitit 1948, e cila detyroi shumicën e popullsisë vendase që të deboheshin nga pjesa më e madhe e atdheut të tyre dhe e zëvendësoi atë me një shtet hebre. Sot, një në pesë qytetarë izraelitë është palestinez.

Qyteti dhe rrethinat e tij kanë përqendrimin më të lartë të të krishterëve palestinezë në rajon. Megjithatë ai ka vuajtur shumë prej qëndrimit armiqësor të zyrtarëve izraelitë, të cilët e kanë privuar Nazaretin në shumë drejtime, si dhe e kanë parandaluar që ai të bëhet kapital politik, ekonomik apo dhe kulturor për pakicën palestineze.

Qyteti nuk ka pothuajse asnjë tokë në dispozicion për tu zgjeruar apo për të ngritur zona industriale ku të zgjerohet baza e tij të të ardhurave. Izraeli i ka vendosur kufizime të forta me qëllim për të zhvilluar industrinë e turizmit që atij i duhet. Shumica e pelegrinëve kalojnë aty kalimthi për të vizituar Bazilikën e Lajmit, vendi ku engjëlli Gabriel thuhet se i tha Marisë se do të mbante Jezuin.

Zyrtarët bashkiakë të Nazaretit presin me shpresën që qyteti të përfitojë të ardhura nga publiciteti dhe vizita e Joshuas. Shpresa afatgjatë e bashkisë është se nëse qyteti do te mund të tërheqë sikur edhe një pjesë të vogël të atyre 60 milion ungjillorëve të krishterë të SHBA-së dhe të atyre milionave më shumë në Afrikë dhe Evropë, kjo do të sigurojë një shtysë të madhe për ekonominë e qytetit.

Shifrat e fundit tregojnë se turizmi e ungjillorëve në Izrael po rritet vazhdimisht, duke llogaritur rreth një në shtatë prej të gjithë vizitorëve të huaj.

Luajtja me zjarrin

Megjithatë vizita në Nazaret si kjo e llojit të Joshuas dhe inkurajimi që këta lloj pelegrinësh të kenë një interes më të madh për rajonin, mund të jetë si një lojë me zjarrin. Shumica e të krishterëve vendas e kuptojnë se mësimet e Joshuas nuk u drejtohen atyre, por se në fakt ka të ngjarë që edhe t’i dëmtojnë ata.

Pastori nigerian zgjodhi Nazaretin për të përhapur misionin e tij ungjillor. Megjithatë ai u përball me kundërshtimin njëzëri nga ata që besojnë se ai po e përdor qytetin thjesht si sfond të një misioni të tij më të madh, i cili duket tërësisht indiferent ndaj gjendjes së palestinezëve, qoftë për ata që jetojnë brenda Izraelit në vende të tilla si Nazareti, qoftë nga ata që gjenden nën pushtim.

Fraksionet politike në Nazaret kanë vënë në dukje “lidhjet e Joshuas me qarqet e ekstremit të djathtë dhe kolonët në Izrael”. Ai raportohet se ka pasur takime për hapjen e operacioneve në Luginën e Jordanit, vendin ku mendohet të jetë pagëzuar Jezusi, por gjithashtu edhe për ndërhyrje në zonën kryesore bujqësore të Bregut Perëndimor. Zona është vënë në shënjestër nga qeveria e ekstremit të djathtë e Benjamin Netanyahut për zgjerime të kolonive hebreje si dhe për nje aneksimin të mundshëm, duke e bërë në këtë mënyrë përpjekjen për të krijuar një shtet palestinez të pamundur.

Një pamje nga Harmagedoni

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Joshua pati mundësinë që të ketë akses takimesh edhe me figura kryesore të qeverisë si Yariv Levin, një aleat i ngushtë i Netanjahut, i cili ka pasur nën drejtimin e tij dy prej ministrive të konsideruara si kyce nga komunitetin ungjillor: atë të turizmit dhe atë të përthithjes në Izrael të emigrantëve të rinj hebrenj nga SHBA dhe Evropa.

Shumë nga bashkësia ungjillore, duke përfshirë Joshuan, besojnë se është detyra e tyre të inkurajojnë çifutët që të lëvizin nga vendet e tyre për në vendin e premtuar që kështu të afrojnë më shumë fundin e kohërave, që supozohet se është profetizuar në Bibël.

This picture taken on June 6, 2019 shows buildings under construction in Gilo, a Jewish settlement in the mainly Palestinian eastern sector of Jerusalem with the West Bank land of Beit Jala in the background. (Photo by THOMAS COEX / AFP)

Ky është ngazëllimi, koha kur Jezusi kthehet për të ndërtuar mbretërinë e tij në tokë dhe të krishterët e drejtë marrin vendin që u takon pranë tij. Gjithkush tjetër, duke përfshirë hebrenjtë që nuk pendohen, nënkuptohet që do të digjen përjetësisht në zjarrin e ferrit.

Shkëmbi mbi Luginën e Jezreelit, ku u mblodhën Joshua me ndjekesit e tij, ofron pamje nga Tel Megidoni, emri modern i vendit biblik të Harmagedonit, ku shumë evangjelistë besojnë se së shpejti do të ndodhë fundi i botës.

Përshpejtimi i ardhjes së dytë

Këta të krishterë nuk janë thjesht vëzhgues ndaj shpalosjes së një plani hyjnor; ata janë pjesëmarrës aktivë që po përpiqen të afrojnë fundin e kohërave.

Në të vërtetë, traumat e konfliktit Izrael-Palestinë, dekadat e gjakderdhjes, kolonizimet e dhunshme dhe dëbimet e palestinezëve, nuk mund të kuptohen veçmas ndërhyrjeve të liderëve të krishterë perëndimorë në Lindjen e Mesme gjatë shekullit të kaluar. Në shumë mënyra, ata projektuan dhe ndërtuan Izraelin që ne njohim sot.

Në fund të fundit, zionistët e parë nuk ishin hebrenj, por të krishterë. Një lëvizje e fuqishme krishtere zioniste, e njohur më pas si “restorationizmi”, u zhvillua në fillim të shekullit të 19-të, duke ndikuar fort tek homologët e tyre hebrenj që do te vinin më pas.

Të interpretuarit e Biblës sipas “restorationizmit” do të thotë se ata besonin se ardhja e dytë e Mesisë mund të përshpejtohej nëse populli i zgjedhur i Zotit, hebrenjtë, do të ktheheshin në tokën e premtuar pas 2000 vitesh të një mërgimi të supozuar.

Charles Taze Russell, një pastor amerikan nga Pensilvania, udhëtoi nëpër botë në vitet 1870 e më pas duke iu lutur hebrenjve që të krijonin një vendbanim kombëtar për veten e tyre në atë që atëherë ishte Palestina. Ai madje hartoi një plan për mënyrën se si një shtet hebre do të mund të ngrihej atje.

Ai e bëri këtë gati 20 vjet përpara se gazetari hebre nga Viena, Theodor Herzl, të publikonte librin e tij të famshëm ku përshkruante shtetin hebre.

Laiku Theodor Herzl nuk u kujdes shumë se ku duhej ngritur një shtet i tillë hebre. Por pasuesit e tij të mëvonshëm, thellësisht të vetëdijshëm për mbeshtetjen kristian-zioniste që gjendej nëpër kryeqytetet perëndimore, e përqendruan vëmendjen e tyre tek Palestina, toka e premtuar biblike, me shpresën se do të fitonin edhe aleatë të fuqishëm në Evropë dhe SHBA.

Pasuseit e Theodor Herzlit

Përkrahja e Britanisë imperialiste ishte tejet e çmuar. Në vitin 1840, Lord Shaftesbury, i cili me anë të një martese kishte lidhje me lordin Palmerston, një kryeministër i mëvonshëm, publikoi një shkrim në London Times ku bënte thirrje për rikthimin e hebrenjve në Palestinë.

Zionizmi i krishterë ishte një faktor i rëndësishëm që ndikoi tek qeveria britanike në vitin 1917 që të nxirrte Deklaratën e Balfourit – një deklaratë efikase dhe premtuese nga Britania që u bë projekti për krijimin e një shteti hebre mbi rrënojat e atdheut të popullatës vendase.

Lidhur me shkrimin e deklaratës, historiani izraelit Tom Segev thekson: “Burrat që e ngjizen ishin të krishterë dhe zionistë, dhe në shumë raste edhe antisemitë.” Kjo për shkak se zionizmi i krishterë mori si premisë të tij se hebrenjtë nuk duhet të integroheshin në vendet ku jetonin. Përkundrazi, ata duhet të shërbenin si instrument i vullnetit të Zotit, duke u zhvendosur në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të krishterët të mund të arrinin shpengimin.

Edwin Montagu ishte i vetmi ministër e kabinetit britanik që e kundërshtoi Deklaratën e Balfourit dhe ai ishte gjithashtu i vetmi anëtar hebre. Duke e parë të arsyeshme ai paralajmeroi se “dokumenti do të sillte antisemitizëm në rritje në çdo vend të botës”.

‘Luftë deri në ngazëllim’

Ndërsa një shekull më parë zionistët hebrenj shikonin tek fuqia imperialiste britanike për sponsorizim, sot, mbrojtësi i tyre kryesor është SHBA-ja. Bartësit e standardeve të zionizmit të krishterë po gëzojnë një ndikim në rritje në Uashington që nga lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967.

Ky proces ka arritur kulmin e tij nën presidentin Donald Trump. Ai është rrethuar me një përzierje hebrenjsh dhe kristianësh zionistë ekstremistë. Ambasadori i tij në Izrael, David Friedman dhe i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, janë mbështetës të zjarrtë të vendbanimeve të paligjshme. Por të tillë janë gjithashtu edhe të krishterët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, si zëvendëspresidenti Mike Pence dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo.

WASHINGTON, DC – JUNE 10: U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a media briefing at the State Department June 10, 2019 in Washington, DC. Secretary Pompeo discussed topics including the latest development on tension with Iran. Alex Wong/Getty Images/AFP

Para se të hynte në qeverisje, besimet ungjillore të Pompeos ishin të qarta. Në vitin 2015, ai ju drejtua një kongregacioni: “Kjo është një sakrificë e pafundme … deri në ngazëllim. Bëhu pjesë e saj. Bëju pjesë e luftës.”

Këtë mars që kaloi, ai mbështeti idenë se Trumpi mund të ishte dërguar nga Zoti për të shpëtuar Izraelin nga kërcënimet si Irani. “Unë jam i bindur se Zoti është duke punuar këtu,” tha ai për median e krishterë the Christian Broadcasting Network.

Ndërkohë Pence pati thënë: “Pasioni im për Izraelin buron nga besimi im i krishterë … Është me të vërtetë privilegji më i madh i jetës sime ti shërbej si zëvendëspresident një presidenti që kujdeset aq shumë për aleatin tonë më të dashur”.

Gjiganti zgjohet

Zhvendosja nga Trump vitin e kaluar e ambasadës së SHBA-së për në Jeruzalem, ishte projektuar për t’i bërë ballë bazës së tij të krishterë zioniste. Rreth 80 për qind e të krishterëve ungjillorë të bardhë votuan për të në vitin 2016 dhe ai do të ketë nevojë për mbështetjen e tyre përsëri në vitin 2020 nëse shpreson të rizgjidhet.

Nuk është e habitshme që ambasada e re e SHBA-së në Jeruzalem u bekua nga dy pastorë të njohur, John Hagee dhe Robert Jeffress, të njohur për mbështetjen e tyre fanatike ndaj Izraelit si dhe për shfrime të herëpashershme antisemite.

Më shumë se një dekadë më parë, Hagee, themeluesi i organizatës ‘kristianët e Bashkuar për Izraelin'(Christians United for Israel), u tha delegatëve në një konferencë të organizuar nga AIPAC, lobi kryesor politik i Izraelit në Uashington: “Gjiganti në gjumë i kristian-zionizmit është zgjuar. Janë 50 milionë të krishterë që po ngrihen dhe po duartrokasin për shtetin e Izraelit.”

Aktivitetet e organizatës të Hagee përfshijnë lobime në Kongres për legjislacione të vijës së ashpër pro-izraelite, siç është Akti i Forcës së Taylor-it që uli financimet amerikane për Autoritetin Palestinez, qeverinë palestineze në pritje. Grupimi i Hagee është gjithashtu aktiv edhe në ndihmën për të nxitur legjislacione në nivel shtetëror dhe federal që penalizojnë këdo që bojkoton Izraelin.

Për ungjillorët e SHBA-së dhe ata gjetkë, Izraeli gjithnjë e më shumë është një çështje kyçe. Një sondazh i vitit 2015 tregoi se rreth tre të katërtat besonin se zhvillimet në Izrael janë profetizuar në Librin e Zbulesës së Biblës.

Shumë presin që Trump të përfundojë një zinxhir ngjarjesh të vëna në lëvizje nga zyrtarët britanikë një shekull më parë, ku gjithnjë e më shumë prej tyre po përfshihen drejtpërdrejt, me shpresën e përshpejtimit të këtij procesi.

Lidhje më të ngushta me kolonët

Vizioni i Izraelit për “tubimin e të mërguarve”, që nxit hebrenjtë nga e gjithë bota qe të zhvendosen në rajon në bazë të Ligjit për Kthim, përshtatet mirë me besimet kristian-zioniste të një plani hyjnor për Lindjen e Mesme.

Përpjekjet e kolonëve hebrenj ekstremistë për të kolonizuar Bregun Perëndimor, territorin më të madh të çdo shteti të ardhshëm palestinez, po ashtu bashkohen me zërin e të kuptuarit të zionistëve të krishterë për Bregun Perëndimor si “zemrën e tokës biblike”, një territor të cilin hebrenjte duhet që ta kenë përpara kthimit të Jezusit.

Për këto arsye, ungjillorët po zhvillojnë lidhje më të ngushta me ekstremistët fetarë izraelitë, veçanërisht me ata të kolonive. Iniciativat e kohëve të fundit kanë përfshirë programe studimore biblike në internet dhe në publik që drejtohen nga hebrenj ortodoksë, shpesh edhe kolonë, që në mënyrë specifike shënjestrojnë të krishterët ungjillorë. Udhëzimet janë të dizajnuara për të përforcuar narrativën e kolonëve, si dhe për të demonizuar muslimanët, dhe për rrjedhojë edhe palestinezët.

Programi më popullor i ofruar nga Root Source, titullohet “Islami – Vështrime dhe Mashtrime”. Ai përdor Dhiatën e Vjetër dhe të Re për të treguar që Islami “është jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Disa muaj më parë, Haaretz, gazeta e njohur izraelite, publikoi një ivestigim mbi rritjen e shumave të parave dhe vullnetarëve ungjillorë nëpër vendbanimet e paligjshme të Bregut Perëndimor – pengesa kryesore për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete.

Një organizatë amerikane, Hayovel, ka sjellë më shumë se 1700 vullnetarë të krishterë gjatë 10 viteve të fundit për të ndihmuar një vendbanim kolonësh afër Nablusit, në zemër të Bregut Perëndimor.

Paratë e ungjillorëve derdhen lumë

Një numër në rritje i iniciativave të ngjashme janë ndihmuar nga rregulloret e reja të paraqitura vitin e kaluar nga qeveria izraelite për të paguar grupe të krishterësh zionistë si Hayovel që të bëjnë avokati jashtë vendit për vendbanimet e kolonëve hebrenj.

Është shumë më e vështirë të dihet saktësisht se sa para të ungjillorëve po derdhen për vendbanimet, për shkak të mungesës së transparencës në lidhje me donacionet amerikane të bëra nga kishat dhe organizatat bamirëse. Megjithatë investigimi i Haaretz-it përllogarit se gjatë dekadës së fundit janë hedhur deri në 65 milion dollarë.

An armed Israeli settler stands guard as Israeli Jews arrive to hold the prayer of Hayye Sarah, dedicated to Abraham’s wife Sarah, at the Tomb of Patriarchs, a holy site to both Jews and Muslims, in the occupied West Bank city of Hebron on November 3, 2018. – According to tradition, Sarah is buried at the site, which Muslims refer to as the Ibrahimi mosque in reference to Abraham. (Photo by HAZEM BADER / AFP)

Ariel, një qytet kolonësh i vendosur në qendër të Bregut Perëndimor, mori 8 milion dollarë për një qendër sportive nga John Hagee Ministries një dekadë më parë. Një tjetër organizatë ungjillore, J H Izrael, ka shpenzuar 2 milion dollarë atje për një qendër kombëtare.

Organizata të tjera bamirëse të krishtera që historikisht kanë financuar projekte brenda Izraelit, raportohet se po i marrin në konsideratë gjithnjë e më shumë ndihmat për vendbanimet.

Një plan paqeje i Trumpit që pritet të shpallet për publikim nga fundi i këtij viti, i cili përkrah aneksimin i pjesëve të Bregut Perëndimor, ka gjasa të shtojë një valë të re, madje edhe më të madhe të parave të ungjillorëve për vendbanimet.

Imun ndaj arsyes

Ky është pikërisht problemi për palestinezët dhe për Lindjen e Mesme më gjerë. Zionistët e krishterë po ndërhyjnë sërish, qofshin ata zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të kishave apo kongregacioneve të tyre. Ndikimi i ungjillorëve shtrihet në SHBA, Brazil, Evropë, Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Qeveritë perëndimore zakonisht kanë më shumë shqetësime praktike dhe të ngutshme sesa të kuptojnë profecitë biblike për të justifikuar politikat përca dhe sundo në Lindjen e Mesme. Kryesisht ata duan kontrollin mbi burimet e naftës në rajon dhe mund ta sigurojnë këtë vetëm duke projektuar pushtete ushtarake atje për të parandaluar që vendet rivale të fitojnë terren.

Por mbështetja jonormale e dhjetëra miliona të krishterëve në mbarë botën, pasioni i të cilëve për Izraelin është imun ndaj arsyes, e bën punën e këtyre qeverive që nxisin luftëra dhe zaptojnë burime natyrore, edhe më të lehtë.

Si Izraeli ashtu edhe Perëndimi kanë përfituar nga kultivimi i një imazhi të një shteti hebre që është i rrethuar nga arabë barbarë dhe muslimanë që janë të vendosur për ta shkatërruar atë. Si rezultat, Izraeli ka gëzuar integrim gjithnjë e më të madh brenda bllokut të pushtetit perëndimor, ndërkohë që qeverive perëndimore u janë ofruar pretekste të lehta ose që të ndërhyjnë drejtpërdrejt në rajon ose që ndërhyrje të tilla t’ia delegojnë Izraelit.

Shpërblimi për Izraelin ka qenë mbështetja e pafundme e SHBA-së dhe Evropës ndërkohë që ai shtyp dhe largon palestinezët jashtë trojeve të tyre. Me një bazë ungjillorësh prapa tij, Trump nuk ka nevojë të ofrojë argumente bindëse përpara se të veprojë. Ai mund të lëvizë ambasadën amerikane në Jerusalem, mund të miratojë aneksimin e Bregut Perëndimor, ose të sulmojë edhe Iranin.

Të ngrihesh kundër armiqve të Izraelit

Sipas këtij këndvështrimi, çdo armik që Izraeli pretendon të ketë, qoftë palestinez apo Irani, automatikisht bëhet armiku i betuar i dhjetëra milionëve të krishterëve ungjillorë.

Netanjahu e kupton rëndësinë në rritje të këtij lobimi jo të zakonshëm që vjen nga jashtë, ndërkohë që në anën tjetër qëndrimet e tij dhe të Izraelit vazhdojnë të marrin tatëpjetën në mesin e hebrenjve liberalë amerikanë të cilët janë të tronditur prej devijimit të qeverive të njëpasnjëshme.

Në vitin 2017, Netanjahu i tha një turme evangjelistësh në Uashington: “Kur them se nuk kemi miq më të mëdhenj sesa mbështetësit e krishterë të Izraelit, unë e di se ju gjithmonë keni qëndruar në krahun tonë”.

Për palestinezët, ky është një lajm i keq. Shumica e këtyre ungjillorëve, siç është edhe T B Joshua, janë kryesisht armiqësorë ose indiferentë ndaj fatit të palestinezëve, madje edhe të krishterëve palestinezë, siç janë ata në Nazaret.

Një editorial i kohëve të fundit në Haaretz vuri në dukje se Netanjahu dhe zyrtarët e tij tani po “përpiqen që ungjillorët që mbështesin refuzimin e ashpër të Izraelit në lidhje me palestinezët, ti bëjë bazamentin kryesor të mbështetjes amerikane për Izraelin”.

E vërteta është se këta zionistë të krishterë e shohin rajonin përmes një prizmi të vetëm dhe eskluziv: çfarëdo që ndihmon në ardhjen e menjëhershme të Mesisë është e mirëpritur. Çështja e vetme është se sa shpejt “populli i zgjedhur” i Zotit do të mblidhet në Tokën e Premtuar.

Nëse palestinezët pozicionohen në rrugën e Izraelit, këto dhjetëra miliona të krishterë të huaj do të ishin mjaft të lumtur të shihnin që popullata vendase të dëbohet përsëri, sikurse u dëbua në vitin 1948 dhe 1967.

 

Jonathan Cook, një gazetar britanik me bazë në Nazaret që nga viti 2001, është autori i tre librave mbi konfliktin izraelito-palestinez. Ai është një fitues i cmimit të veçantë Martha Gellhorn për gazetari.

burimi:/middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne