Si u ekzekutua brenda lokalit të tij,ish-anëtari i bandës së Lushnjës

Mëngjesin e sotëm, në lokalin e tij në rrugën “Kadri Gjystri” në Lushnjë, është gjetur i pajetë, Enver Boriçi, ish-anëtari i bandës së Lushnjes.

Mësohet se ai është gjetur i vrarë, me një plumb në kokë nga klientët e lokalit mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai është vrarë gjatë natës.

Enver Boriçi është vëllai i Arben Boriçit u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne