Si u hebraizua Palestina

nga George P. Smith.

Më 2 nëntor 1917, ndërsa forcat britanike po mundoheshin të shkepusnin Palestinën nga  Perandoria Osmane, sekretari i jashtëm Arthur Balfour lëshon një deklaratë: “Qeveria e madhërisë së tij është në favor të themelimit në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre dhe do të bëjë përpjekjet e tij më të mira për të lehtësuar arritjen e këtij objekti, duke u kuptuar qartë se asgjë nuk duhet bërë që mund të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të bashkësive ekzistuese jo-hebraike në Palestinë, ose të drejtat dhe statusin politik të gëzuar nga çifutët në çdo vend tjetër”.Kështu filloi patronazhi i Britanisë për projektin cionist, pa të cilin, siç shkruante gazetari Charles Glass në vitin 2001, “nuk do të kishte pasur një Izrael për hebrenjtë dje një katastrofë për shumicën arabe të Palestinës”.

Deklarata e Belforit pasqyronte deri diku me sinqeritet sionizmin e krishterë të kryeministrit David Lloyd George dhe vetë Belforit. Më e rëndësishmja, ishte ndikimi i konsiderueshëm politik i sionistëve britanikë nën udhëheqjen e Chaim Weizmannit dhe të sionistëve amerikanë të udhëhequr nga Louis Brandeis, këshilltar i afërt i Presidentit Woodrow Wilson. Gjashtëmujori i dytë i vitit 1916 ka qenë një pikë e rrezikshme në fatin e Britanisë në Luftën e Parë Botërore. Britania ishte e dëshpëruar për aleatët. Sionistët e shfrytëzuan këtë situatë duke lidhur mbështetjen britanike për një atdhe hebre në Palestinë me vendimin e vonuar të SHBA-së për të hyrë në luftë në anën e Britanisë në prill të vitit 1917, një vendim i argumentuar nga Brandeis. Studimi i Alison Weir për angazhimin amerikan me Sionizmin, përfshin një kapitull pak të njohur të historisë së Luftës së Parë Botërore.

Premtimi i Britanisë ndaj hebrenjve sionistë në vitin 1917 ishte në kundërshtim me premtimin e saj ndaj arabëve bërë në vitin 1915. Në një seri letrash midis përfaqësuesit britanik Henry McMahon dhe Hussein bin Ali, Sharifit të Mekës, Britania kishte rënë dakord të mbështeste një mbretëri të pavarur arabe në Lindjen e Mesme nën sundimin e Huseinit që përfshinte edhe Palestinën. Si shpëblim, Husseini ndërmori një kryengritje kundër Perandorisë Osmane, një aleate e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Revola Arabe nisi në qershor 1916, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në fitoren e Britanisë në rajon. Siç e shpjegon edhe historiani izraelit Avi Shlaim në filmin e ri dokumentar “Zërat e pavarur hebrenj: 100 vjet pas Belforit, “Nëse Britania do humbiste luftën, atëherë ajo nuk do përmbushte asnjë nga premtimet por nëse Britania do e fitonte luftën, atëherë siç thoshte Richard Nixon, kur të arrijmë urën, do ta kalojmë atë dy herë “.

Më shumë se 90 për qind e popullsisë së Palestinës në vitin 1917 ishin arabë (duke përfshirë edhe hebrenjtë lokalë Sepharditë), por ata nuk figuronin në politikën e Britanisë. Ashtu siç e përmendi Belfori në vitin 1919, aspiratat e kolonëve sionistë ishin “më të thella sesa dëshirat dhe paragjykimet e 700,000 arabëve që banonin në atë vend të lashtë”. Deklarata e Belforit u përfshi në mandatin e Lidhjes së Kombeve, në shkelje të nenit 22 të Konventës së Lidhjes së Kombeve, për të promovuar “mirëqenien dhe zhvillimin” e popullit vendas. Në studimin e tij të periudhës së mandatit, historiani izraelit Tom Segev detajon mënyrat e panumërta në të cilat Britania e nxiti projektin sionist. Si përfundim në atë që ata u quajt “Lufta e Pavarësisë” e viteve 1947-1949, sionistët dëbuan 750,000 palestinezë për ti hapur rrugë një shteti hebre me një shumicë hebrenjsh vendosur në 78 përqind të tokës së Palestinës.

As Britania, as Sionistët nuk kishin të drejtë të diktonin fatin e Palestinës. Madje edhe në atë kohë, shumë britanikë denoncuan sjelljen me dy standarte dhe mospërfilljen që Deklarata e Belforit u bënte palestinezëve si
rasti i J.M.N. Jeffries me 25 artikujt e tij në London Daily Mail, në janar dhe shkurt të vitit 1923. Duke vënë në dukje klauzolën, ai shkroi: “Me popull të Palestinës ne i referohemi komuniteteve jo-hebraike’. … A e quan Zoti Belfor popullin britanik ‘komuniteti jo i huaj i Anglisë?’ “Sot nuk mund të ketë justifikim për të festuar këtë kapitull të pistë të padrejtësisë kolonialiste, sidomos para situatës së vazhdueshme: katastrofën që komunitetet jo-hebraike të Palestinës vazhdojnë ta vuajnë si pasojë.

George P. Smith është profesor i ish shkencave biologjike në Universitetin e Missourit, dhe një anëtar i Mid- Missourians për drejtësi në Palestinë./ Gazeta Impakt

burimi:columbiatribune

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne