Siri – Dështon përpjekja e YPG/PKK-së për tu infiltruar në Azez

Pas përpjekjeve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila mban të pushtuar nënprefekturën Tel-Rifat në veri të Sirisë, për tu infiltruar në pozicionet e Ushtrisë së Lirë Siriane të dislokuar në Azez u jetuan përleshje të armatosura.

Organizata terroriste YPG/PKK që pushtoi Tel-Rifatindhe rrethinat e tij, mbrëmjen e djeshme bëri përpjekje për të depërtuar në zonën e kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane në vijën frontale në rajonet Kefer Kirim në jug të Azezit.

Pas kundërpërgjigjes së Ushtrisë së Lirë Siriane erdhi deri tek konfrontimi me armë të rënda.

Tel-Rifat, që ndodhet në juglindje të Afrinit në jug të Azezit, ka 3 vjet që ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

YPG/PKK-ja, e cila detyroi me forcë në shpërngulje rreth 250 mijë civilë, ndërmerr sulme gjatë përpjekjeve për të depërtuar në linjat e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Në anën tjetër si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në një makinë ushtarake të Ushtrisë së Lirë Siriane në nënprefekturën Xherablus, janë plagosur 4 persona.

Forcat e sigurisë qëndrojnë mbi mundësinë që sulmi mund të jetë ndërmarrë nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne